![](https://www.reporter.al/wp-content/uploads/ministrja-kroate-e-kultures.jpg)
Ministrja e Kulturës në Kroaci, i ka dërguar kryeministrit një letër ku jep dorëheqjen duke pranuar pasaktësi në përdorimin e fondeve të ministrisë së saj.
![Ministrja kroate e kultures, Zlatar Violiç . Foto: Flickr.](https://www.reporter.al/wp-content/uploads/ministrja-kroate-e-kultures-300x200.jpg)
Zlatar Violiç ka dhënë dorëheqjen me një letër formale të dërguar kryeministrit Zoran Milanoviç të mërkurën. Qeveria kroate do t’i japë fund mandatit të saj gjatë seancës së ditës.
Zlatar Violiç pranoi se ka marrë para nga kartat e kreditit të ministrisë në 2013, të cilat ajo i ktheu më pas me këste. Sipas gazetës së përditshme Jutarnji list, rreth 6,400 euro u morën dhe u kthyen më vonë.
Në letrën e saj të dorëheqjes, Zlatar Violiç pranoi përgjegjësinë për parregullsitë në përdorimin e kartave të kreditit, por theksoi se paratë nuk u keqpërdorën.
Ajo pretendoi se të gjitha paratë e marra nga llogaria ishin sipas financave, por pranoi se kontabilizimi ishte bërë në mënyrë të parregullt dhe kundër rregullit specifik të qeverisë mbi përdorimin e kartave ministrale të kreditit.
Në letrën e saj, Zlatar Violiç mohoi akuzat që paratë ishin përdorur për të udhëtuar gjë që nuk ndodhi kurrë dhe për të cilën nuk u paraqitën dokumente udhëtimi.
Qeveria do të emërojë së shpejti ministrin e ri të kulturës. Media raportoi sugjerime se zv.ministrja aktuale do të bëhet ministrja e re.
Çështja është parë si një test vendimtar për pretendimin e qeverisë së koalicionit të qendrës së majtë që pretendoi të ishte strikte në termat etike krahasuar me paraardhësin e krahut të djathtë.
Pretendimet e parregullsive financiare në ministrinë e saj u shfaqën javën e shkuar.
Zlatar Violiç vjen nga rangjet e Partisë Popullore kroate të qendrës së majtë. Presidentja e partisë së saj, Vesna Pusiç, që mban postin e ministres së jashtme dhe zv. Kryeministres, të premten e shkuar tha se do të pranonte pasojat nëse provohej përgjegjësia.