![](https://www.reporter.al/wp-content/uploads/310.gif)
Një protestuese ndërpreu konferencën për shtyp të Bankës Qendrore Europiane të mërkurën, duke bërtitur “Jepini fund diktaturës së BQE”, ndërsa iu vërsul skenës dhe hodhi ato që u dukën si konfeti. Aksioni ndodhi pasi presidenti i BQE, Mario Draghi, po jepte vërejtjet e fillimit pas takimit më të fundit të politikës së bankës. Disa aktivistë e akuzojnë BQE-në se ka detyruar masa shtrëngimi në buxhetet e shteteve të Eurozonës, si Greqia, të cilat janë në programet e ndihmës financiare.
Draghi u rishfaq në skenë disa minuta më vonë dhe vazhdoi të jepte vërejtjet. Ai tha se BQE-ja ka si qëllim të ndjekë programin e saj aktual të blerjes së obligacioneve deri në fund të shtatorit 2016 dhe në çdo rast, derisa të shihet një rregullim i qëndrueshëm në rrugën e inflacionit. Më parë kishte pasur disa spekulime se për shkak të një përmirësimi të fundit në ekonomi në eurozonën me 19 shtete, BQE-ja mund t’i jepte fund programit të stimulimit përpara datës.
![Një aktiviste qëndron mbi tavolinën e podiumit duke i hedhur letra presidentit të BQE Mario Draghi , majtas, teksa Christine Graeff, Drejtorja e Përgjithshme e Komunikimeve, sheh gjatë një konference të Bankës Qendrore Europiane në Frankfurt, Gjermani. 15 prill 2015. (AP Photo/Michael Probst)](https://www.reporter.al/wp-content/uploads/310-536x400.gif)
![Një aktiviste qëndron mbi tavolinën e podiumit duke i hedhur letra presidentit të BQE Mario Draghi gjatë një konference të Bankës Qendrore Europiane në Frankfurt, Gjermani. 15 prill 2015. (AP Photo/Michael Probst)](https://www.reporter.al/wp-content/uploads/211-543x400.gif)
![Një aktiviste largohet pasi ka sulmuar presidentin e BQE Mario Draghi gjatë një konference të Bankës Qendrore Europiane në Frankfurt, Gjermani. 15 prill 2015. (AP Photo/Michael Probst)](https://www.reporter.al/wp-content/uploads/117-524x400.gif)
![Një aktiviste mbahet peshë për t’u larguar pasi sulmoi presidentin e BQE Mario Draghi gjatë një konference të Bankës Qendrore Europiane në Frankfurt, Gjermani. 15 prill 2015. (AP Photo/Michael Probst)](https://www.reporter.al/wp-content/uploads/410-600x360.gif)
Më 18 mars 2015 mijëra protestues antikapitalistë u përplasën me policinë pranë selisë së re të Bankës Qëndrore Europiane (BQE) në Frankfurt, pak orë para ceremonisë zyrtare për inaugurimin e ndërtesës që ka kushtuar 1.3 miliardë euro. Shumë makina u dogjën dhe rrugët u bllokuan nga barrikadat në flakë. Së paku një oficer policie mbeti i plagosur. Policia përdori ujin me presion për të çarë rrugën përmes protestuesve të veshur me të zeza që kishin zënë hyrjen e ndërtesës.
Organizatorët, një grup i quajtur Blockupy – emër i huazuar nga lëvizja Blloko Uoll Stritin më 2011 – vlerësoi se rreth 10 mijë demonstrues qenë në shesh. Mijëra vlerësohet se shkuan në kryeqytetin financiar të Gjermanisë nga vende të tjera të Europës.