![](https://www.reporter.al/wp-content/uploads/88.gif)
Shumë civilë dhe policë raportohen të plagosur pasi policia maqedonase deklaroi se po lufton me një grup të armatosur të paidentifikuar në një lagje të banuar nga shqiptarët në qytetin e Kumanovës. Tensioni është i lartë edhe në Shkup ku priten mitingje dhe kundërmitingje nga opozita dhe qeveria e Gruevskit.
Policia maqedonase bllokoi një lagje të banuar nga shqiptarët dhe filloi kontrollin shtëpi më shtëpi ndërkohë që një pjesë e banorëve janë shpërngulur nga shtëpitë e tyre gjatë ditës së sotme në Shkup.
Nëpër rrugët e Kumanovës policia po ndalon qytetarët shqiptarë duke i kërkuar kartat e identitetit, pavarësisht se disa nga të ndaluarit duken në foto si njerëz civilë, të paarmatosur dhe të moshuar.
![Një vajzë po qan pasi u evakuua nga shtëpia e saj në një lagje të Kumanovës të banuar nga shqiptarët më 9 maj 2015. (AP Photo/Visar Kryeziu)](https://www.reporter.al/wp-content/uploads/88-600x360.gif)
![Një familje po evakuohet nga zona e konfliktit në Kumanovë të Maqedonisë më 9 maj 2015. (AP Photo/Visar Kryeziu)](https://www.reporter.al/wp-content/uploads/104-600x360.gif)
![Një grua po qan ndërsa përqafon një të afërme të saj pasi u evakuua nga zona e përleshjeve në një lagje të qytetit të Kumanovës në Maqedoni, lagje që është e banuar në shumicë nga shqiptarët. (AP Photo/Visar Kryeziu)](https://www.reporter.al/wp-content/uploads/1110-600x360.gif)
![Nga një shtëpi në një lagje të Kumanovës po del tym më 9 maj 2015. Policia maqedonase thotë se është përleshur me një grup terrorist të paidentifikuar dhe ka bllokuar të gjithë zonën. (AP Photo/Visar Kryeziu)](https://www.reporter.al/wp-content/uploads/95-600x360.gif)
![Personeli mjekësor po transporton një të plagosur që u transferua me helikopter nga Kumanova për te një spital në Shkup të Maqedonisë më 9 maj 2015. (AP Photo/Dragan Mitreski)](https://www.reporter.al/wp-content/uploads/120-600x360.gif)
![Personeli mjekësor po transporton një të plagosur që u transferua me helikopter nga Kumanova për te një spital në Shkup të Maqedonisë më 9 maj 2015. (AP Photo/Dragan Mitreski)](https://www.reporter.al/wp-content/uploads/213-600x360.gif)
![Një grua po vrapon për të dalë nga zona e operacionit policor në një lagje të banuar nga shqiptarët në Kumanovë më 9 maj 2015. Policia maqedonase thotë se është përleshur me një grup të armatosur të paidentifikuar ndërkohë që qeveria e Shkupit akuzohet se po sajon një luftë me shqiptarët për të shpëtuar nga zemërimi popullor ndaj skandaleve të qeverisë Gruevski. (AP Photo/Boris Grdanoski)](https://www.reporter.al/wp-content/uploads/311-600x360.gif)
![Oficerët e policisë po evakuojnë civilë me autoblinda nga një lagje e Kumanovës ku policia thotë se u përplas mëngjesin e sotëm me një grup të armatosur të paidentifikuar, 9 maj 2015. (AP Photo/Boris Grdanoski)](https://www.reporter.al/wp-content/uploads/411-600x360.gif)
![Civilët po qëndrojnë pranë një autoblinde të vendosur në një lagje të Kumanovës më 9 maj 2015. (AP Photo/Radovan Vujovic)](https://www.reporter.al/wp-content/uploads/515-600x360.gif)
![Policia maqedonase po kontrollon kartat e identitetit të dy njerëzve të moshuar në një lagje të Kumanovës ku thotë se po lufton me një grup të armatosur dhe të paidentifikuar. (AP Photo/Boris Grdanoski)](https://www.reporter.al/wp-content/uploads/611-600x360.gif)
![Një polic maqedonas po ndalon një makinë në një zonë ku një operacion masiv policor po zhvillohet në qytetin e Kumanovës më 9 maj 2015. (AP Photo/Boris Grdanoski)](https://www.reporter.al/wp-content/uploads/77-600x360.gif)