![](https://www.reporter.al/wp-content/uploads/drenica-protest1.jpg)
Veteranët e luftës në Kosovë protestuan për dënimin e dy ish-komandantëve të UÇK-së të ‘Grupit të Drenicës’ ditën e mërkurë duke bllokuar rrugën.
![Foto nga Atdhe Mulla.](https://www.reporter.al/wp-content/uploads/drenica-protest-300x225.jpg)
Qindra veteranë të luftës në Kosovë bllokuan rrugën nga Prishtina në Pejë për dy orë ditën e enjte për të shprehur zemërimin e tyre ndaj dënimit të dy ish-komandantëve të UÇK-së, Sylejman Selimi dhe Sami Lushtaku, për krime lufte në konfliktin e viteve 1998-99.
Organizatat e UÇK-së nga Skenderaj dhe Gllogovcit e kundërshtuan dënimin e ish- komandantëve, duke thënë se ai vendim ulte respektin për luftën për pavarësi.
“Ne jemi këtu për të shprehur kundërshtimin dhe zemërimin tonë në lidhje me vendimin e gjykatës. Lushtaku ishte një komandant i mirë gjatë luftës dhe në peridudhë paqeje,” tha Hysni Guncati, përfaqësues i veteranëve të luftës në Skenderaj.
Ata paralajmëruan për protesta më të mëdha, nëse kërkesa e tyre për lirimin e komandantëve të UÇK-së nuk plotësohet.
Kryetari i parlamentit, i cili i përket të njëjtës parti me atë të të dënuarve të ‘’Grupit të Drenicës”, Partia Demokratike e Kosovës, Kadri Veseli, gjithashtu i cilësoi dënimet “si një goditje e rëndë për të gjithë ish-ushtarët e UÇK-së, për ne si shokët e tyre dhe sidomos për familjet e tyre”.
“Ne kemi pasur gjithmonë besim te drejtësia po ashtu edhe te lufta jonë e pastër për liri dhe pavarësi, dhe jemi të bindur se proceset e drejtësisë, deri në përfundim të tyre, do ta vërtetojnë këtë gjë,” shtoi Veseli.
Lëvizja nacionaliste “Vetëvendosja” akuzoi të mërkurën misionin e sundimit të ligjit të BE-së, EULEX, për degradimin e luftës për çlirim.
“Dënimi i Sylejman Selimit dhe të akuzuarve të tjerë në këtë kohë të ndjeshme për Kosovën… EULEX-i nuk po dënon korrupsionin, por po korrupton vuajtjet dhe sakrificat e shqiptarëve,” u tha në një njoftim për shtyp të partisë.
Zenun Pajaziti, deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, PDK-ja, të ditën e enjte në parlament se dënimi i ish-komandantëve të UÇK-së kishte turbulluar qytetarët e zakonshëm dhe ish-anëtarët e UÇK-së.
Gjykata e Shkallës së Parë në Mitrovicë ditën e mërkurë e dënoi Lushtakun, kryetarin e komunës së Skenderajt, me 12 vjet burg për vrasje dhe Selimin, një ish-ambasador në Shqipëri, me gjashtë vjet burg për torturimin e një të burgosuri civil.
Gjykata e dënoi gjithashtu Selimin edhe me tetë vite të tjera burg për rrahjen dhe torturimin e të njëjtit të burgosur civil, këtë herë si pjesë e grupit.
Tri ish-anëtarë të tjerë të “Grupit të Drenicës”, Jahir Demaku, Zeqir Demaku dhe Isni Thaçi, u dënuan me shtatë vjet burg për torturimin e civilëve në qendrën e burgimit.
Ish-guerilasit Agim Demaj, Bashkim Demaj, Driton Demaj, Selman Demaj, Fadil Demaku, Nexhat Demaku u dënuan gjithashtu me nga tre vjet burg secili për rrahje në qendrën e burgimit.
Katër ish-luftëtarë të tjerë të UÇK-së – Sabit Geci, Ismet Haxha, Sahit Jashari dhe Avni Zabeli, u shpallën të pafajshëm.