Një sërfist australian u sulmua nga një peshkaqen gjatë finales së kampionatit botëror të sërfit të zhvilluar në Afrikën e Jugut këtë fundjavë. Pasi u rrëzua nga bordi, sërfisti Mick Flanning goditi peshkaqenin sulmues me grushte dhe shpëtoi për mrekulli i padëmtuar.
Në këtë sekuencë filmike të marrë nga një video e Lidhjes Botërore të Sërfit, sërfisti australian Mick Flanning gjendet i sulmuar nga një peshkaqen gjatë kampionatit botëror të sërfit të zhvilluar në Afrikën e Jugut më 19 korrik 2015. Sërfisti u përlesh me peshkaqenin pasi ky i fundit e rrëzoi nga bordi i sërfit por arriti të shpëtojë i padëmtuar. (World Surf League via AP)Në këtë sekuencë filmike të marrë nga një video e Lidhjes Botërore të Sërfit, sërfisti australian Mick Flanning ngjitet te një varkë shpëtimi pasi u përndoq dhe luftoi me një peshkaqen në gjirin Xhefrej në Afrikën e Jugut më 19 korrik 2015. (World Surf League via AP)