![](https://www.reporter.al/wp-content/uploads/flamingos-ulcinj.jpg)
Nxitur nga BE-ja dhe organizata të shumta mjedisore, qeveria malazeze ka marrë nën administrim plantacionet e kripës në Ulqin për të ruajtur një nga habitatët më të çmuar të shpendëve në Europë.
![Shpendët në Ulqin, Mal i Zi. Foto: Komuna e Ulqinit.](https://www.reporter.al/wp-content/uploads/flamingos-ulcinj-300x225.jpg)
Qeveria malazeze dhe enti publik i Parqeve Kombëtare të hënën morën në administrim kompaninë private të falimentuar të kripës në qytetin bregdetar të Ulqinit për të shpëtuar një habitat të rëndësishëm për rreth 250 specie shpendësh që jetojnë dhe strehohen në plantacionet e braktisura të kripës.
Pas muajsh presioni nga komuniteti ndërkombëtar dhe organizatat mjedisore, Paqet Kombëtare dhe bordi drejtues i kompanisë nënshkruan një kontratë një vjeçare ku shteti ka detyrë të mbrojë mjedisin dhe biodiversitetin.
Daliboorka Pejovic, ministre e zhvillimit të qëndrushëm dhe turizmit të hënën tha se qeveria ishte përfshirë vetëm për të mbrojtur mjedisin por nuk përjashtohej mundësia e rifillimit të prodhimit të kripës.
“Është e qartë se zona të tilla të kripës nuk mund të përdoren vetëm për ruajtje ose për eko turizëm, duhet të ketë edhe aktivitete ekonomike,” tha ajo.
Zona e kripës është një zonë e rëndësishme për shpendët dhe një vend i madh për strehimin, kalimin e dimrit dhe ndërtimin e vendbanimit të shpendëve në bregun lindor të Adriatikut. Zona ka statusin IBA (Zonë e rëndësihme për shendët).
E gjithë zona i përkiste një kompanie kripe që e zotëronte shteti, por kompania u privatizua në vitin 2002.
Pas falimentit në vitin 2012, zona filloi të mos kishte më ujë të freskët por të përmbante ujë të kripur dhe bashkë me të ushqim për shpendët. Tani aty gjenden rreth 250 specie në rrezik, përfshirë disa pelikanë të veçantë dhe flamingo.
Pronari i kompanisë vitin e shkuar lajmëroi planin për ta konvertuar hapësirën prej 15 kilometra katrorë në një kompleks turistik me hotele. Kjo ngjalli kritika të mëdha nga grupet mjedisore. Qeveria po lufton mes dëshirës për të miratuar projektin dhe presionit ndërkombëtar dhe vendas për të mbrojtur zonën.
Çështja mund të rrezikojë reputacionin e Malit të Zi dhe pranimin e tij në BE.
Qeveria është detyruar të riparojë plantacionet e kripës në Ulqin me një plan prej 165 mijë euro.