Tulipanët janë tashmë pothuajse të pashpresë për kualifikim në Euro 2016 pasi shansi i tyre i fundit, ndeshja përballë Turqisë, përfundoi me humbje të thellë 3 me 0. Tashmë Hollanda është në vend të katërt në Grupin A me 10 pikë, dy pikë më pas se Turqia në vend të tretë.
Pas performancës së keqe në këtë turne, Hollanda shpresonte të kualifikohej me fazën Play Off pasi Republika Çeke dhe Islanda u shkëputën shpejt duke zënë kreun e grupit me distancë të madhe nga ndjekësit.
Shpresa e vetme e Hollandës tashmë është që të fitojë të dy ndeshjet e mbetura dhe të shohë nëse Turqia do të humbasë ndonjë nga dy ndeshjet me Republikën Çeke dhe Islandën.
Robin Van Persie i Hollandës reagon pas humbjes dramatike të Hollandës përballë Turqisë për ndeshjet kuafilifikuese të Grupit A për Euro 2016. Hollanda humbu 3 me 0 në ndeshjen e 6 shtatorit 2015 të luajtur në Torku Arena në Konia. Holanda pësoi humbjen më të thellë që nga viti 1996 dhe tashmë është pothuajse e pashpresë për kualifikim në vendin e katërt. (AP Photo)Daley Blind i Hollandës duket i dëshpëruar pas humbjes shpartalluese 3 me 0 përballë Turqisë për ndeshjet kuafilifikuese të Grupit A për Euro 2016. (AP Photo)Tifozë turq festojnë me flamujt kombëtarë gjatë ndeshjes së skuadrës së tyre përballë Hollandës për grupin A të Euro 2016, ndeshje të cilën skuadra turke e fitoi me rezultatin e thellë 3 me 0. (AP Photo)Caner Erkin i Turqisë, majtas, dhe Luciano Narsingh i Hollandës luftojnë për top në ndeshjen për Grupin A të Euro 2016, e cila përfundoi me mposhtjen e Hollandës më 6 shtator 2015. (AP Photo)Trajneri i Turqisë Fatih Terim shikon ndeshjen e skuadrës së tij përballë Hollandës, ndeshje e vlefshme për Grupin A të fazës kualifikuese të Euro 2016. në Buyuksehir Torku Arena në Konia, Turqi më 6 shtator 2015. (AP Photo)Trajneri i Hollandës Danny Blind shikon ndeshjen e skuadrës së tij përballë Turqisë, ndeshje e vlefshme për Grupin A të fazës kualifikuese të Euro 2016. në Buyuksehir Torku Arena në Konia, Turqi më 6 shtator 2015. (AP Photo)