![](https://www.reporter.al/wp-content/uploads/Middle-Eastern-and-African-refugees-AP-Photo-Boris-Grdanoski.jpg)
Miqtë e refugjatëve në Kroaci kanë krijuar një faqe Facebook për t’i ndihmuar ata të shkojnë në Europën Perëndimore, duke i treguar atyre rrugën dhe duke postuar paralajmërime rreth minave të mbetura nga vitet ’90.
![Harta e minave ne Kroacine verilindore. Foto: Facebook.](https://www.reporter.al/wp-content/uploads/Map-showing-minefield-in-Croatia.-Photo-by-Facebook-533x400.jpg)
Kroatët kanë lançuar një faqe Facebook të dizenjuar për të udhëzuar refugjatët në Europën Perëndimore përgjatë Ballkanit. “Të dashur refugjatë: Mirëseerdhët në Kroaci,” thotë faqja.
Ajo përmbledh ide për refugjatët dhe një lidhje direkte telefonike që refugjatët mund ta telefonojnë për ndihmë dhe udhëzime.
Postime të tjera përmbajnë mesazhe nga njerëzit që ofrojnë ndihmë dhe ushqime për refugjatët.
Disa refugjatë kanë mbërritur deri më tani në Kroaci, e cila nuk gjendet në itinerarin e ndjekur nga refugjatët prej Turqisë dhe Greqisë në Gjermani përgjatë Maqedonisë dhe Serbisë.
Më tepër pritet të hyjnë në Kroacinë lindore nga Serbia, pasi Hungaria ka ashpërsuar politikat kufitare të vetat.
![Harta e mundesive te rrugetimit te refugjateve. Foto: Facebook.](https://www.reporter.al/wp-content/uploads/Map-showing-the-way-towards-Germany.-Photo-by-Facebook-300x225.jpg)
Një status i fundit nga faqja tregon një hartë të rajonit veri-lindor të kroacisë dhe territorin e shënjuar si të rrezikshëm nga minat e mbetura prej luftërave të viteve ’90.
“Ju lutem kushtojini vëmendje faktit se disa toka në Kroaci kanë mina, ku shumica nuk janë të shënuara… tregoni kujdes dhe përmbajuni rrugëve që janë të dukshme me sy të lirë, autostradat, hekurudhat dhe rrugët vendase janë krejt të sigurta,” thotë postimi në anglisht dhe arabisht.
Kroacia ka ende 505.8 kilometra katrorë fusha të minuara nga lufta e viteve ’90.
Faqja në Facebook shfaq një hartë që i tregon refugjatëve si të vazhdojnë rrugën drejt Europës Qendrore dhe Perëndimore përgjatë Kroacisë.
E njëjta hartë gjithashtu përdoret për të shmangur Hungarinë, ku shfaqen rrugë të mundshme nga Serbia në Mynih në Gjermani përmes trenave, makinave dhe avionëve.