![](https://www.reporter.al/wp-content/uploads/Tear-gas-in-parliament-again-2.jpg)
Deputetët e opozitës hodhën për herë të dytë gaz lotsjellës në parlament në formë proteste kundër marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.
![Gazi lotsjellës në seancën e të enjtes.](https://www.reporter.al/wp-content/uploads/Tear-gas-in-parliament-again-2.jpg)
Deputetët e partive opozitare hodhën tre granata lotsjellëse në legjislativ të enjten, duke bërë që ndërtesa të evakuohet dhe seanca parlamentare të ndalet.
Granatat u sollën në parlament pavarësisht faktit se deputetët u kërkuar të enjten në mëngjes nën masat e reja të sigurisë prezantuar pas një ngjarje të ngjashme në javën e shkuar.
Kreu i parlamentit Kadri Veseli e ndali seancën dhe thirri të gjithë shefat e grupeve parlamentare për një takim urgjent në zyrën e tij.
Ky ishte incidenti i fundit në Kosovë shkaktuar nga partitë opozitare të zemëruara prej marrëveshjes së fundit Prishtinë-Beograd.
Të martën më mbrëmje, aktivistët e partisë opozitare “Vetëvendosje” sulmuan një stacion policie pasi zv.kryetari i tyre, Albin Kurti, u arrestua për pretendimin se hodhi granatat lotsjellëse në parlament javën e shkuar.
Të mërkurën, aktivistët e Vetëvendosjes hodhën vezë ndaj zv. ministrit të jashtëm Petrit Selimi dhe Arban Abrashit, ministër i punës dhe mirëqenies sociale.
Marrëveshja e 25 gushtit parashikon krijimin e një lidhje në komunat me shumicë serbe në Kosovë për të mbrojtur interesat e pakicës serbe.
Tre parti opozitare në parlamentin e Kosovës kundërshtuan me dhunë lidhjen, duke pretenduar se do të ketë të njëjtat fuqi si entiteti i dominuar nga serbët në Bosnje-Hercegovinë, Republika Srpska, që ka kërcënuar të veçohet nga vendi.
Partitë opozitare kanë penguar seancat parlamentare në parlamentin e Kosovës në formë proteste që nga fillimi i tetorit.