![](https://www.reporter.al/wp-content/uploads/Kosovo-assembly-320.jpg)
Deputetët e opozitës hodhën gaz lotsjellës brenda ndërtesës së parlamentit për herë të tretë këtë muaj për të shprehur zemërimin e tyre ndaj marrëveshjes së fundit të Kosovës me Serbinë.
![Parlamenti i Kosovës.](https://www.reporter.al/wp-content/uploads/Kosovo-assembly-320.jpg)
Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosja hodhën gaz lotsjellës brenda sallës së parlamentit ditën e premte, duke i detyruar ligjvënësit të boshatisin sallën.
Ata hodhën përsëri gaz lotsjellës para zyrës së kryetarit të parlamentit pak para fillimit të seancës së ditës së premte.
Këto ishin të fundit nga një sërë incidentesh të dhunshme në Kosovë të shkaktuara nga zemërimi i partive opozitare ndaj marrëveshjes së fundit midis Prishtinës dhe Beogradit.
“Ne jemi të vendosur dhe nuk do të dorëzohemi derisa qeveria të anulojë marrëveshjen,” tha për mediat Glauk Konjufca, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosja.
Vetëvendosja akuzoi gjithashtu kryetarin e parlamentit Kadri Veseli se “barrikaduar” godinën e parlamentit, sepse njësitë speciale ishin vendosur jashtë ndërtesës në përpjekje për të parandaluar çdo përsëritje të incidenteve të mëparshme.
Marrëveshja e 25 gushtit midis Prishtinës dhe Beogradit parashikon themelimin e një shoqate komunash me shumicë serbe në Kosovë, e cila do të përkrahë interesat e minoritetit serb.
Tre partitë opozitare në parlamentin e Kosovës e kundërshtojnë me vendosmëri shoqatën, duke u shprehur se ajo do t’i japë shumë pushtet serbëve.
Partitë opozitare duan gjithashtu një marrëveshje demarkacioni kufiri me Malin e Zi që ata e konsiderojnë të papranishme të tërhiqet.
“Protesta jonë brenda në parlament do të vazhdojë deri në tërheqjen e marrëveshjes me Serbinë dhe demarkacionin me Malin e Zi,” tha Vetëvendosja në një deklaratë.
Ditën e premte disa nga aktivistët e partisë gjithashtu protestuan kundër marrëveshjes jashtë parlamentit.
Partitë e opozitës kanë penguar seancat parlamentare në shenjë proteste që prej fillimit të muajit tetor.