![](https://www.reporter.al/wp-content/uploads/Behlul_Behluli_640_BIRN.png)
Dy profesorë, njëri nga Kosova dhe tjetri nga SHBA-ja po krijojnë pasardhës të cilësisë së lartë dhe me qumësht të bollshëm duke përdorur embrionët amerikanë dhe lopët e Kosovës.
![Foto: Flickr](https://www.reporter.al/wp-content/uploads/Cow_640_Flickr-300x225.png)
Kjo nuk është një përrallë rreth mbarsjes artificiale – tashmë një mënyrë e dalë mode dhe e thjeshtë për t'u aplikuar – por është rreth kostumeve profesioniste dhe materialeve organike të ngrira në laboratorë.
Lopët në Kosovë po mbarsen me embrionë të gjallë të ardhur nga Ajoua (Iowa) në SHBA dhe po lindin viça 100 për qind amerikanë.
Në këtë punë të çmuar mjeshtërore, projektuar për të përmirësuar produktivitetin e lopëve në Kosovë, asgjë nuk i lihet rastit.
Aventura e jashtëzakonshme filloi thuajse rastësisht, kur dy profesorë, Behlul Behluli nga Universiteti i Prishtinës dhe Courtis Youngs nga Universiteti Shtetëror i Ajouas u takuan në SHBA.
Behluli kaloi dhjetë javë me Youngs në universitetin Ajoua në vitin 2011 duke studiuar teknologjitë e transferimit e embrionit të gjethëve nën një grant të dhënë nga Departamenti Amerikan i Bujqësisë përmes Programit të Partneritetit Borlaug – Shërbimit të Bujqësisë së Huaj.
“Vizita ime në Kosovë ishte në maj 2012,” kujton Youngs, kur ai bëri një vizitë te kolegu i tij si pjesë e programit.
Lopë e shenjtë!
Youngs theksoi se ai jo vetëm kaloi bukur në Kosovë por pati edhe një pagëzim profesional gjithashtu.
Në vizitën e tij në Kosovë, në takimin me studentët dhe ekspertët veterinerë, si dhe vizitimin e fermave, ai u hapit nga “potenciali i pabesueshëm i produktivitetit bujqësor” në Kosovë.
![Courtis Youngs | Foto: Facebook.](https://www.reporter.al/wp-content/uploads/Courtis_Youngs_640_Facebook-533x400.png)
“Për shkak se Kosova ishte një vend i ri, më shqetësonte fakti se sa para nxirreshin nga Kosova për të blerë ushqime ndërkohë që ato importe mund të prodhoheshin në Kosovë,” thotë Youngs.
Profesori amerikan vendosi të ndihmojë Kosovën të përmirësojë prodhimin bujqësor duke bërë një kërkesë tjetër granti te programi i partneritetit Borlaug i USDA-FAS, kërkesë që u pranua.
Në maj 2013, ai u kthye me një koleg nga Universiteti Shtëror i Ajuas, Leo Timms, një ekspert i ushqimit të gjethëve me qumësht.
“Leo dhe unë vizituam disa ferma qumështi për të bërë rekomandime te fermerët për mënyrat e përmirësimit të prodhimit të qumështit,” kujton profesori.
“Gjatë kësaj vizite lindi ideja e eksportimit të embrionëve të kafshëve që ushqehen me qumësht nga Universiteti i Ajouas në Kosovë,” shtoi ai.
Ëndrra të ngrira
“Embrionët përgatiten në kafshë elitë dhe transferohen te kafshët që do t'i mbartin, të cilët kanë vlera të ulëta gjenetike për të prodhuar një pasardhës,” shpjegon Behluli, që drejton projektin në Kosovë.
Kjo është metoda më e përparuar bioteknike deri më sot, thotë ai, që mundëson riprodhimin e kafshëve me gjene të cilësisë së lartë.
Procedura përfshin një embrion të gjallë të ngrirë, fryt i dy lopëve të racës së pastër amerikane, të importuara dhe të injektuara brenda një mbartëse kosovare.
Fryti i parë i kësaj ndërhyrjeje të jashtëzakonshme gjenetike doli në jetë për herë të parë në korrik 2015.
Të tjerë do ta pasojnë në muajt e ardhshëm – shtatë viça në total.
“Kur ky grup i viçave të jetë i pjekur seksualisht, ata mund të bëhen dhurues për embrionë të tjerë, ku gjenet e tyre mund të shpërndahen me shpejtësi në fermat tona,” thotë Behluli.
Lidhja amerikane
![Behlul Behluli | Foto: Courtis Youngs](https://www.reporter.al/wp-content/uploads/Behlul_Behluli_640_BIRN-533x400.png)
Kosovarët ia atribuojnë pavarësinë e tyre ndërhyrjes ushtarake të drejtuar nga SHBA kundër Serbisë dhe vendasit shpesh bëjnë shaka se Kosova mund të jetë shteti i 53-të i Amerikës. Tre bulevarde në Prishtinë mbajnë emrin e politikanëve amerikanë Bill Clinton, George Bush dhe Robert Dole.
Një brez i tërë fëmijësh në Kosovën rurale kanë emra si Bill dhe Hillari, madje disa edhe emrin Bill Klinton, një version i pazakontë i një emri të plotë.
Për më tepër, Kosova ka një lidhje të veçantë me Ajouan, Ministria e Forcave të Sigurisë së Kosovës, MFKS, ka kryer shkëmbime ushtarake me Ajouan për ca kohë, përpara se të bëhej shkëmbimi material gjenetik i gjethëve.
“Çdo shtet amerikan ka përzgjedhur një vend për të bërë një marrëveshje partneriteti shtetëror dhe në këtë program u krye marrëveshja e bashkëpunimit me shtetin e Ajouas,” shpjegoi MFKS për BIRN.
“Forcat e Sigurisë së Kosovës nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi me Gardën Kombëtare të Ajouas. Bashkëpunimi mbulon shumë fusha të interesit të përbashkët,” shtoi MFKS.
Sot, fluturime ndërkontinentale po sjellin embrionë të ngrirë lopësh nga Ajoua në Kosovë për të sjellë cilësinë më të lartë të gjethit dhe për të prodhuar qumësht më të mirë për familjet.
“Marrëdhënia mes Kosovës dhe Ajouas filloi si një marrëdhënie ushtarake, por përpjekjet po shtohen për të zgjeruar marrëdhënien edhe në aktivitete civile,” theksoi Youngs.
Dhe së fundmi, filmi
![Viça të cilësisë së ulët gjenetike në Kosovë. Foto: Agjencia Kosovare e Ushqimit dhe Veterinarisë.](https://www.reporter.al/wp-content/uploads/Cows_Kosovo_640_Agency_Veterinary-533x400.png)
Filmi horror i Ridley Scott “Alien” ishte mes filmave të parë që eksploronin mëmësinë e transferuar, megjithëse në një mënyrë të kobshme.
Në film, embrionë alienësh që nxirrnin acid gjejnë rrugën për në trupat njerëzor dhe shpërthejnë prej gjokseve të tyre për të infektuar dhe përlarë më shumë njerëz.
Ndërsa zhanri aktual ka një rezultat më të mirë, që përfshin krijimin e një kafshe që prodhon qumësht dhe ripërtyp – edhe kjo histori mund të futet në kinema.
Një film dokumentar po prodhohet në SHBA, pjesërisht i përqendruar te marrëdhënia mes Kosovës dhe Ajouas,” sipas Youngs.
Ai thotë se programi i Shteteve Simotra të Ajouas ka luajtur një rol në këtë film por nxiton të paralajmërojë se nuk ka përfunduar ende sepse mbledhja e fondeve po vazhdon.
“Nuk e kam influencuar regjisorin nga Ajoua ta bëjë këtë dokumentar; por do të jem në film sepse viçi i parë me embrion të transferuar i prodhuar në Kosovë lindi gjatë vizitës sime këtu,” thotë Youngs.
I pagëzuar si “By”, viçi i parë amerikan lindi këtë verë nën vëmendjen mëmësore të shkencëtarëve amerikanë dhe kosovarë, ai është tani një adoleshent i shëndetshëm që do të lërë shenjën e tij gjenetike te brezat e lopëve të ardhshme në Kosovë.