Serbia, Rumania, Kroacia dhe Bullgaria kanë probleme serioze me daljen e paligjshme të parave jashtë shtetit, sipas një raporti të ri nga një grup kërkimi financiar amerikan.
Raporti i ri i OJQ-së amerikane Integriteti Financiar Global i titulluar “Lëvizjet e paligjshme financiare nga vendet në zhvillim: 2004-2012” i bie kambanave të alarmit rreth sasisë së “parasë së zezë” që del nga katër vendet e Ballkanit çdo vit.
Integritetit Financiar Global renditi 149 shtete sipas mesatares së lëvizjes më të madhe të parave të paligjshme – paratë e nxjerra nga vendi në vit përmes pastrimit të parave dhe aktiviteteve të tjera të paligjshme financiare.
Me 3.72 miliardë euro të parave të paligjshme të nxjerra nga vendi në vit, Serbia ishte në vendin e parë në Ballkan, duke u renditur e 35 në shkallë globale.
Serbia pasohej nga dy vende të tjera të BE-së, Rumania në vendin e 39 me 3.17 miliardë euro në vit dhe Kroacia në vendin e 40 me 3.15 miliardë euro në vit.
Një tjetër vend ballkanik në BE, Bullgaria ishte në vendin e 47, me 2.25 miliardë euro për paratë e nxjerra ilegalisht nga vendi çdo vit.
Vendet e tjera të Ballkanit u renditën më poshtë, me Maqedoninë në vendin e 88 me 471 milionë euro dhe Malin e Zi në vendin 105 me 234.6 milionë euro.
Raporti e renditi Shqipërinë në vendin e 118 me 112.2 milionë euro dhe Bosnje-Hercegovinën në vendin e 136 me 18.2 milionë euro. Kërkimi tregon se nuk ka të dhëna të nxjerrjes së paligjshme të parave në Kosovë.
Vendet me problemin më të madh ishin Kina me 127 miliardë euro dhe Rusia me 95.7 miliardë euro.
Raporti i vë vendet e Ballkanit në rajonin e Europës në Zhvillim, që doli i dyti në botë në normën e lëvizjes së paligjshme financiare krahasuar me PBB.
Serbia pati kategorizimin më të lartë si shtet i Ballkanit në lëvizjen e paligjshme të parave në raport me PBB, ku paratë që dalin në mënyrë të paligjshme përbëjnë 10.5 për qind të PBB vjetore.
Mali i Zi vjen në vendin e dytë me 7 për qind, pasuar nga Kroacia me 6 për qind, Maqedonia me 5.9 për qind dhe Bullgaria me 5.5 për qind.
Vendet më të ulëta në kategorizim ishin Rumania me 2.2 për qind, Shqipëria me 1.1 për qind dhe Bosnje-Hercegovia me 0.1 për qind të parave të dala nga vend ilegalisht në raport me PBB.