![](https://www.reporter.al/wp-content/uploads/75.jpg)
Yjet e turbo folkut dhe futbollistët ishin personat më të kërkuar në Ballkan për vitin 2015, të paktën sipas numrit të kërkimeve në Google.
![Cristiano Ronaldo i Real Madridit dhe Gerard Pique i Barcelonës luftojnë për topin gjatë një ndeshje futbolli të Ligës Spanjolle midis Barcelonës dhe Real Madrid në stadiumin Camp Nou, Barcelonë, Spanjë, 22 mars 2015. (AP Photo/Emilio Morenatti)](https://www.reporter.al/wp-content/uploads/44-300x200.jpg)
Është sërish ajo periudhë e vitit kur Google publikon lisën e kërkimeve më të shpeshta të vitit 2015.
Njerëzit në Ballkan, si në shumicën e vendeve kudo në glob, janë më kuriozë rreth këngëtarëve të popit dhe futbollistëve, sipas një artikulli të publikuar nga Time Weekly.
Këngëtarja serbe e pop folkut Svetlana Ražnatović, e njohur si Ceca, ishte njeriu më i kërkuar në Bosnje-Hercegovinë, Malin e Zi dhe sigurisht në atdheun e saj Serbi.
Një tjetër këngëtare e pop folkut Severina Vuckovic, njohur si Severina për fansat e saj në Jugosllavi, mori vëmendjen më të madhe nga lundruesit e uebit në Kroaci, vendin e sa.
Në Rumani, një tjetër këngëtar, Florin Stoian, ishte njeriu më i kërkuar në Rumani. Sotian, njohur si Florin Salam, që do të thotë “salsiçja rozë”, është e dashur nga fansat e muzikës turbo-folk në Rumani.
E njëjta lloj muzike, e njohur në bullgarisht si “chalga”, ndihmoi Azisin të bëhet njeriu më i kërkuar në Bullgari.
Ylli i futbollit Cristiano Ronaldo ishte më i kërkuari në Shqipëri dhe Kosovë.
Google e renditi yllin e programit televiziv Kim Kardashian dhe futbollistin argjentinas Lionel Messi si më të kërkuarit në botë.