![](https://www.reporter.al/wp-content/uploads/Hidrocentrali-Koman.jpg)
Korporata Elektroenergjetike Shqiptare, KESH, njoftoi të hënën se reshjet e dendura të ditëve të fundit kanë rritur rezervën e saj energjitike në hidrocentralet mbi Lumin Drin.
![Hidrocentrali i Komanit fotografuar në shtator 2015. Foto: Gjergj Erebara/BIRN](https://www.reporter.al/wp-content/uploads/Hidrocentrali-Koman-300x180.jpg)
Sipas KESH sasia e madhe e reshjeve që kanë shoqëruar 10 ditët e para të Janarit ka sjellë përmirësim të ndjeshëm të bilancit energjitik.
Rezerva energjetike të hënën llogaritej në 244,000 MWh, ndërkohë që në të njejtën periduhë janë shkëmbyer me Korporatën Elektroenergjetike të Kosovës 31,120 MWh dhe 12,250 MWh janë prodhuar për zevendësimimin e sasisë së energjisë që ishte kontraktuar për tu importuar.
“Korporata po ndjek nga afër situatën hidroenergjitike në vend me synim ruajtjen e kuotave në basenet ujëmbledhëse të HEC-eve të Kaskadës së Drinit dhe administrimin optimal të prurjeve,” tha KESH nëpërmjet një njoftimi për shtyp.
HEC njoftoi që aktualisht për gjenerimin e energjisë elektrike po shfrytëzohen agregatet e HEC Vau i Dejës dhe Koman, ndërkohë që hidrocentrali i Fierzës mbahet i ndaluar për grumbullimin e rezervës ujore.
Ndërkoë që reshjet shtuan prurjet në kaskadën e Lumit Drini duke rritur rezervën energjetike të KESH, në Shqipërinë e mesme ato shkaktuan dëme të konsiderueshme duke dëmtuar shtëpi, rrugë e ura, pasi lumenjtë dolën nga shtrati.
Drejtoria e Emergjencave Civile raportoi për disa raste kur autoriteteve iu desh të evakuanin disa dhjetëra familje nga shtëpitë e përmbytura në Tiranë, Divjakë, Shijak dhe Lezhë.