![](https://www.reporter.al/wp-content/uploads/Greqi-proteste-4.jpg)
Një grevë kundër reformës së pensioneve dhe rritjes së taksave paralizoi shumicën e Greqisë sot ndërsa anarkistët hodhën bomba Molotov dhe u përleshën me policinë në qendër të Athinës.
![Protestuesit po hedhin bombë molotov kundër policisë në Athinë më 4 shkurt 2016. (AP Photo/Kostas Tsironis).](https://www.reporter.al/wp-content/uploads/Greqi-proteste-4-300x180.jpg)
Transporti publik në Greqi sot u ndalua, ministritë dhe shkollat u mbyllën ndërsa qindramijëra njerëz dolën në rrugë në grevën dhe protestën më të madhe në vend në shumë vite.
Nuk pati njoftime zyrtare për të lënduar apo për dëme por pamjet e transmetuara nga qendra e Athinës treguan disa protestues që hidhnin shishe me përzjeje nafte dhe vaji të njohura si Molotov kundër forcave të sigurisë që iu përgjigjën me gaz lotsjellës.
E përditshmja Kathimerini raportoi se incidentet e dhunshme u shkaktuan nga anarkistët të cilët sulmuan policinë dhe protestuesit e tjerë në dhumë vende në Athinë.
Policia greke vlerëson se qindramijëra njerëz morën pjesë në protestat e organizuara në Athinë, Selanik, Patras, Heraklion dhe Volos.
Greva e përgjithshme e thirrur nga sindikatat bashkoi grekë me profesione nga më të ndryshmet, përfshirë fermerët, avokatët, mjekët e të tjerë.
Kreditorët ndërkombëtarë kanë kërkuar një seri të re reformash si pjesë e paketës së shpëtimit nga falimenti, përfshirë uljen e pensioneve të reja me 15 për qind.
Grevistët kundërshtojnë masat e sigurisë të propozuara nga qeveria e majtë e drejtuar nga Alexis Tsipras, veçanërisht reformën e pensioneve të kërkuar në bazë të kushteve të paketës së shpëtimit. Qeveria ka vetëm një shumicë të vogël në parlament, gjë që ka rritur frikën për rikthim të destabilitetit politik në vend.
![Një protestues i maskuar hedh një bombë molotov kundër policisë më 4 shkurt 2016 në qendër të Athinës. (AP Photo/Petros Giannakouris)](https://www.reporter.al/wp-content/uploads/Greqi-proteste-5-600x360.jpg)
![Policët grekë po qëndrojnë mes tymit gjatë përleshjeve me protestuesit më 4 shkurt 2016 në Athinë. (AP Photo/Petros Giannakouris)](https://www.reporter.al/wp-content/uploads/Greqi-proteste-3-600x360.jpg)
![Policët grekë po qëndrojnë mes tymit gjatë përleshjeve me protestuesit më 4 shkurt 2016 në Athinë. (AP Photo/Petros Giannakouris)](https://www.reporter.al/wp-content/uploads/Greqi-proteste-2-600x360.jpg)
![Protestuesit po vrapojnë për të shpëtuar nga përleshjet me policinë në Athinë më 4 shkurt 2016. (AP Photo/Petros Giannakouris)](https://www.reporter.al/wp-content/uploads/Greqi-proteste-1-600x360.jpg)