Një park dëfrimi me vlerë 2.8 miliardë dollarë është duke kryer provat e përgjithshme para se të hapet për publikun në tetor në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe.
Parku që do të përmbajë lojëra uji, shtëpi gjigande në formën e lojërave lego apo mjedise kërcimi të llojit Bollivud, konsiderohet si investimi më i rëndësishëm në shumë vite i qytetit shtet të Dubait, i cili synon në këtë mënyrë të sigurojë për vete një pjesë të madhe të tregut botëror të turizmit të luksit. Këto janë fotot e projektit.
Një model arkitekturor i liqenit qëndror dhe hotelit Lapita në Kompleksin e Parqeve dhe Resorteve të Dubait më 1 mars 2016. (AP Photo/Kamran Jebreili)Detaj nga modeli arkitekturor i Kompleksit të Parqeve dhe Resorteve të Dubait, ekspozuar për publikun më 1 mars 2016. Parku pritet të hapet në tetor 2016 dhe realizimi i projektit ka kushtuar 2.8 miliardë dollarë. (AP Photo/Kamran Jebreili)Një model arkitekturor i teatrit Rajmahall, i cili është pjesë e Parqeve Bollivud të Kompleksit dhe Resortit Dubai Parks, i prezantuar për publikun në Dubai më 1 mars 2016. Ky kolazh multikulturor përfshin një kompleks teatrosh të frymëzuar sipas stilit të Taxhmahallit, ku kombinohen tullat plastike të Legoland me objekte të frymësuara nga skenat e filmave. (AP Photo/Kamran Jebreili)Në këtë foto të 25 shkurtit 2016, Elisabeth Jordan Ljungqvist, 25 vjeç, nga Malmo, Suedi, (qendër) po kërcen gjatë një audicioni për punësim në parkun e dëfrimeve Dubai Parks & Resorts në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe. Qytetshteti i Dubait shpreson se turizmi do të jetë një burim i konsiderueshëm i të ardhurave për rajonin e Lindjes së Mesme tashmë që çmimet e ulëta të naftës kanë reduktuar përfitimet nga burimet natyrore. (AP Photo/Jon Gambrell)