![](https://www.reporter.al/wp-content/uploads/shefi-serb-e1457091274644.jpg)
Qeveria e Serbisë të enjten shkarkoi kreun e Industrisë së Energjisë Elektrike, EPS, pasi bleu makina luksoze – në një lëvizje që shihet gjerësisht si fillimi i fushatës së përgjithshme zgjedhore.
![Aleksandar Obradovic | Foto: Youtube](https://www.reporter.al/wp-content/uploads/aleksandar-obradovic-youtube-640-533x400.jpg)
Qeveria e Serbisë të enjten shkarkoi Aleksandar Obradoviç, një anëtar të Partisë Progresive në qeveri pasi bleu dy Audi për kompaninë në kundërshtim me masat e shtrëngimit të rripit prezantuar nga qeveria.
Obradoviç ka qenë kreu i kompanisë energjetike serbe që nga viti 2012.
Karriera e tij në krye të EPS duket se mori fund që nga e marta, kur kryeministri Vuçiç lajmëroi se kreu i një kompanie publike të madhe publike do të shkarkohej së shpejti mbi blerjen e makinave luksoze.
Lëvizja erdhi vetëm dy ditë pasi Vuçiç lajmëroi se zgjedhjet parlamentare do të mbahen më 24 prill dhe largimi i shefit të EPS besohet të jetë lëvizja e parë e fushatës së partisë qeverisëse.
Të enjten e shkuar, qeveria i kërkoi presidentit Tomislav Nikoliç të shpërndante parlamentin dhe të planifikonte zgjedhjet.
Teksa asambleja në provincën veriore të Vojvodinës dhe shumica e qeverive vendase në Serbi u zgjodhën në maj 2012, zgjedhjet e rregullta për legjislaturën e re të provincës dhe autoritetet e reja lokale duhen mbajtur në prill ose maj.
Zgjedhjet vendore dhe ato provinciale në Vojvodinë nuk janë planifikuar ende.
![Marka e makinës që kreu i EPS bleu. Foto: Wiki Commons.](https://www.reporter.al/wp-content/uploads/Audi_S5_rear_20080703-600x345.jpg)