Djathi amerikan fiton për herë të parë pas shumë vitesh Kampionatin Botëror të Djathit 2016.
Kampionati botëror i djathit u zhvillua nga data 7 deri më 9 maras në Madison të shtetit Uiskonsin në SHBA-së. Nën 110 kategori të ndryshme të djathit, gjalpit dhe kosit, qindra prodhues bulmeti nga e gjithë bota konkurruan për tre vendet e para.
Kompania Emmi Roth SHBA-ja zuri vendin e parë dhe u shpall kampione bote me djathin Roth Grand Cru Surchoix, vendi i dytë shkoi në Zvicër për Johannes Schefer ndërsa në vend të tretë u rendit një skuadër nga Holanda.
Kjo është hera e parë që një djathë i prodhuar në Amerikë fiton çmimin e madh që nga viti 1988.
Adrian Fowler, gjykues i djathit nga Mbretëria e Bashkuar nuhat një pjesë nga djathi fitues. 9 mars 2016. Foto: Michael P. King/Wisconsin State Journal via APNjë provues djathi përdoret për të prerë një copë nga djathi Roth Grand Cru Surchoix nga Emmi Roth nga Fitchburg, Uiskonsin, SHBA, gjatë raundit final të Kampionatit të Djathit, 9 mars 2016. Foto: Michael P. King/Wisconsin State Journal via APJuria jep pikët e saj gjatë raundit final të Kampionatit Botëror të Djathit në SHBA. 9 mars 2016. Foto: Michael P. King/Wisconsin State Journal via APTim Omer, president dhe drejtor menaxhues i Emmi Roth SHBA, ekspozon një rrotë nga djathi Roth Grand Cru Surchoix, i kompanisë së tij, i cili fitoi çmimin e parë. 9 mars 2016. Foto: Michael P. King/Wisconsin State Journal via AP