Qendër Financiare Ofshore është një zonë ku shumica dërrmuese e biznesit të industrisë financiare kryhet me subjekte jorezidente. Sipas FMN, ky është një përkufizim i gjerë dhe përfshin edhe qendrat e mëdha financiare të botës si Nju Jorku, Londra apo Tokio. Një përkufizim më popullor, sipas FMN është: juridiksione që kanë një numër relativisht të lartë institucionesh financiare që kryejnë para së gjithash biznes me jorezidentët; sisteme financiare me asete dhe detyrime ndaj jorezidencëve disproporcionalisht të larta në krahasim me ndërmjetësimin financiar vendës të krijuar për të financuar ekonominë e vetë vendit dhe; qendra që ofrojnë një ose disa nga shërbimet që vijojnë: taksim të ulët ose zero; rregullim financiar të lehtë apo të moderuar; sekret bankar dhe anonimat bankar. Zvicra, Qipro, Libani, Luksemburgu, Lihtenshteini e një numër i madh shtetesh në të gjithë botën klasifikohen në një mënyrë a në një tjetër si Qendra Financiare Ofshore.