![](https://www.reporter.al/wp-content/uploads/Petromidia-640-radioconstanta.ro_.jpg)
Vendimi i prokurorëve rumunë për të sekuestruar rafinerinë më të madhe të vendit, pranë e KazMunaiGaz nga Kazakistani, shihet si një pengesë e mundshme drejt kompletimit të transaksionit më të madh të vitit mes KazMunaiGaz dhe një kompanie kineze.
![Petromidia është rafineria më e madhe e naftës në Rumani, me vendndodhje në Rumaninë Lindore. Foto: radioconstanta.ro](https://www.reporter.al/wp-content/uploads/Petromidia-640-radioconstanta.ro_-533x400.jpg)
Prokurorët nga Drejtoria e Rumanisë për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Terrorizmit, DIICOT, të mërkurën vazhduan seancat dëgjimore për mashtrim tatimor në lidhje me privatizimin e rafinerisë më të madhe të naftës në vend, Petromidia, e cila tani është pjesë e KazMunayGas, KMG, grup ndërkombëtar.
Prokurorët të hënën thanë se kishin ngrirë pasuritë e kompanisë dhe aksione me vlerë 3 miliardë lei [670 milionë euro], sa të vlerësohet dëmi në buxhetin e shtetit, i shkaktuar nga një rrjet aktivitetesh të paligjshme të kryera nga ish-pronarët e rafinerisë së me pjesëmarrjen e zyrtarëve rumunë.
KazMunaiGaz është akuzuar për dështimin në gjetjen e një zgjidhjeje për borxhet e kontraktuara nga ish-pronarët e Petromidia, Rompetrol, të cilat KazMunaiGaz i ka trashëguar në vitin 2007.
Grupi kineze China Energy Company Ltd, tha në fund të muajit të shkuar se ka përvetësuar 51 për qind të KazMunaiGaz, një transaksion i vlerësuar si më i madhi i vitit.
“Transaksioni tani mund të vonohet për shkak se veprim i prokurorisë vë në pikëpyetje vlerën e aseteve,” vuri në dukje Valentin Ionescu, një ish-ministër i Privatizimit.
Analistët paralajmërojnë se vendimi për të sekuestruar rafinerinë Petromidia mund të rrezikojë çdo investim për modernizimin e planifikuar nga pronarët e rinj dhe madje mund të bllokojë të gjithë transaksionin me kompaninë kineze.
“Mund të ketë probleme për shkak se pasuritë e sekuestruara nuk mund të përdoren si kolateral”, tha konsulenti i taksave, Dan Scëartz, nga stacion televiziv Digi24 .
Azamat Zhangulov, nënkryetar i KMG International, tha se shpreson që zhvillimet e fundit nuk do të ndikojnë në transaksionin me grupin kinez.
“Hetimi i tanishëm nuk duhet të bllokojë transaksionin. Por disa nga elementet e tij varen nga faktorë të jashtëm. Në këtë rast, ne do të vuajmë dëme anësore”, ka thënë të martën Zhangulov pas seancës dëgjimore pranë DIICOT.
Në të njëjtën kohë, avokati i kompanisë tha se firma mund ta kundërshtojë masën e sekuestrimit. “Ne do të vlerësojmë akuzat dhe do të shohim se në çfarë mase konfiskimi i aseteve të kompanisë është i arsyeshëm. Nëse e konsiderojmë konfiskimin si të pajustifikuar, do ta kundërshtojmë masën”, ka thënë avokati Gabriel Albu.
KazMunaiGaz ka qenë shënjestër e disa veprimeve nga ana e gjykatave mbi borxhet e Rompetrol, që datojnë nga viti 2001 dhe vlerësohen në shifrën 660 milionë dollarë amerikanë.
KazMunaiGaz premtoi të paguajë 200 milionë dollarë për të zgjidhur rastet dhe tha se do të ngrinte një fond investimi 1 miliard euro që do të financojë projektet e energjisë në Rumani, në të cilat shteti rumun do të jetë pjesë. Sipas qeverisë, asnjë nga këto masa është zbatuar deri më tani.