![](https://www.reporter.al/wp-content/uploads/pus-nafte.jpg)
Teksa parlamenti përgatitet të miratojë kontratat koncensionare për shpimet e naftës dhe gazit në detin Adriatik, monitoruesit MANS ka ngritur pyetje nëse marrëveshja respekton interesin e publikut.
![Foto: Wikipedia](https://www.reporter.al/wp-content/uploads/pus-nafte-300x225.jpg)
Parlamenti i Malit të Zi pritet që javën e ardhshme të mbështesë projektligjin, i cili miraton sondat nënujore të naftës dhe gazit, që iu dhanë kompanive italiane dhe ruse në fillim të këtij viti.
Sipas ligjit, shteti do të marrë 54 për qind të fitimeve nga çdo prodhimi i naftës dhe gazit, dhe një ligj i posaçëm do të rregullojë Fondin Kombëtar të Naftës, që mbetet ende për t’u formuar, që do të mbledhë të ardhurat e shtetit.
Organizatat anti-korrupsionit dhe ato mjedisore pretendojnë se ligji ka mangësi dhe se favorizon kompanitë e huaja dhe nuk arrin të mbrojë interesin publik.
Javën e kaluar, Komisioni Legjislativ i parlamentit autorizoi tri kontrata koncensionare për projektet e naftës dhe gazit në ujërat malazeze pranë qytetit bregdetar të Ulqinit, por deputetët nuk e kanë bërë ende ratifikimin e vendimit.
Në shkurt, qeveria nënshkroi marrëveshje koncesionare me konsorciumin italo-rus Eni dhe Novatek për fazën e parë të nxjerrjes së naftës dhe gazit nënujor.
Aksioneri kryesor dhe kryetar i Novatek është Leonid Mikhelson, një manjat rus të cilin revista Forbes në vitin 2014 e vlerësoi me një pasuri prej 15.5 miliardë dollarë amerikanë.
Sipas planit të qeverisë, kërkimi i naftës dhe gazit do të mbulojë një sipërfaqe prej 3000 kilometra katrorë.
Kontratat detyrojnë kompanitë e huaja të kryejnë tre shpime të nevojshme dhe një shpim shërbimi. Në periudhën e parë të kërkimeve, vlera e projektit është caktuar në 85 milionë euro dhe në fazën e dytë rreth 12 milionë euro, ka lajmëruar qeveria.
Kreu i Administratës së sapoformuar të Hidrokarbureve, Vladan Dubljeviç, tha se ai pret që marrëveshja të ratifikohet në parlament.
“Të dyja kompanitë do të kërkojnë për naftë dhe gaz nënujor, në qoftë se gjejnë sasi të qëndrueshme për nga ana tregtare, do të mund të prodhojnë produkte të hidrokarbureve për 30 deri 40 vjet. Çështja e fondit të naftës, ku do të paguhen pjesë të konsiderueshme të të ardhurave të shtetit, do të rregullohet me një ligj të veçantë”, tha Drljeviç përpara komitetit parlamentar.
MANS, e cila monitoron korrupsionin, deklaroi se marrëveshja e naftës dhe gazit ishte kontroverse. Disa dispozita të marrëveshjeve të ishin “problematike”, sipas OJQ-së, për shkak se ato favorizonin kompanitë e naftës në kurriz të interesit publik.
“Veçanërisht tregues është kushti që përcakton ngjarjet me “forcë madhore”, ku përveç listës së zakonshme të fenomeneve natyrore dhe fatkeqësive, luftërave, armiqësive kufitare, bllokadave, trazirave dhe grevave të punëtorëve, përfshin edhe “veprimet e paligjshme shtetërore”.
Ky kusht nuk mbron interesin publik dhe lë hapësirë që kompanitë e naftës të interpretojnë sipas dëshirës kushtin e kontratës në rast procedurash ligjore,” tha MANS.
Përveç kësaj, versioni final i kontratës i ka dhënë kompanive të naftës të drejtë të përdorin hapësirën ajrore kombëtare në ato vende, ku ato do të kryejnë kërkimet dhe prodhimin përfundimtar të naftës, edhe pse kjo nuk ishte pjesë e draftit fillestar të kontratës.
MANS gjithashtu vuri në pikëpyetje vendimin e qeverisë sipas së cilës kompanitë e naftës do të kenë mundësinë të tërhiqen nga marrëveshja pas katër vjetësh.