![](https://www.reporter.al/wp-content/uploads/6142f71d.jpg)
Të paktën 36 persona kanë humbur jetën dhe 147 të tjerë raportohen si të plagosur të martën në mbrëmje, pas një serie shpërthimesh në aeroportin ndërkombëtar Ataturk në Stamboll, ku sipas zyrtarëve vendas dy kamikazë shpërthyen bombat e trupit në pikat e sigurisë.
Mediat e huaja raportuan se pak përpara shpërthimit forcat e policisë u përleshën me sulmuesit, të cilët më pas aktivizuan bombat e tyre. Një dëshmitar i tha Reuters se një nga personat e armatosur me AK-47 hapi zjarr kundër personave të rastësishëm në aeroport.
“Nuk ka rëndësi se nga vjen terrorizmi, vendi ynë është mjaftueshëm i fortë për ta luftuar këtë terrorizëm,” tha kryeministri i Turqisë Binali Yıldırım në një deklaratë për shtyp të martën në mbrëmje.
“I bëj thirrje çdo shtetasi të veprojë në unitet dhe të qëndrojë të bashkuar me të tjerët”, shtoi ai.
Zyrtarët akuzojnë Shtetin Islamik si përgjegjës ndaj sulmit.
![Njerëzit mblidhen përpara aeroportit Ataturk të Stambollit për të mësuar më shumë rreth fatit të të afërmve të tyre. 29 qershor 2016. Foto: (AP Photo/Emrah Gurel)](https://www.reporter.al/wp-content/uploads/4e429570-582x400.jpg)
![Mjekët dhe forcat e sigurisë në vendngjarjen e shpërthimit. Foto: (IHA via AP)](https://www.reporter.al/wp-content/uploads/7ae33949-600x400.jpg)
![Mjekët dhe forcat e sigurisë në vendngjarjen e shpërthimit. Foto: (AP Photo/Emrah Gurel)](https://www.reporter.al/wp-content/uploads/925d23f7-600x390.jpg)
![Pasagjerët përqafohen me njëri-tjetrin teksa presin jashtë aeroportit Ataturk në Stamboll. Foto: (AP Photo/Emrah Gurel) TURKEY OUT](https://www.reporter.al/wp-content/uploads/6142f71d-581x400.jpg)
(AP Photo/Emrah Gurel) TURKEY OUT
![Mjekët dhe forcat e sigurisë në vendngjarjen e shpërthimit. Foto: (AP Photo/Emrah Gurel)](https://www.reporter.al/wp-content/uploads/27086962-587x400.jpg)
![Një pasagjere fle në trotuar jashtë aeroportit Ataturk të Stambollit pas një sulmi terrorist që i mori jetën të paktën 37 personave. (AP Photo/Emrah Gurel) TURKEY OUT](https://www.reporter.al/wp-content/uploads/a70b6aff-600x400.jpg)
![Një i plagosur qëndron ulur në ambulancë në aeroportin Ataturk në Stamboll. Foto: (AP Photo/Emrah Gurel)](https://www.reporter.al/wp-content/uploads/bc93ad45-600x400.jpg)
(AP Photo/Emrah Gurel)
![Njerëzit mblidhen përpara aeroportit Ataturk të Stambollit për të mësuar më shumë rreth fatit të të afërmve të tyre. 29 qershor 2016. Foto: (AP Photo/Emrah Gurel)](https://www.reporter.al/wp-content/uploads/e5f5df55-600x400.jpg)
![Njerëzit mblidhen përpara aeroportit Ataturk të Stambollit për të mësuar më shumë rreth fatit të të afërmve të tyre. 29 qershor 2016. Foto: (AP Photo/Emrah Gurel)](https://www.reporter.al/wp-content/uploads/f0bd5c77-600x387.jpg)