![](https://www.reporter.al/wp-content/uploads/yKHhJPwJ3ylFbMmajkad5YyfvCMW4HmkImrqY2vGBEg.png)
Të dhënat e vitit 2015 nga Organizata e Kombeve të Bashkuara tregojnë për kombësinë e popullatës së emigrantëve në botë dhe brenda BE-së, duke paraqitur shifra që kundërshtojnë argumentet e Brexit.
Imigracioni është subjekt i një debati intensiv në shumë vende europiane dhe mendohet të ketë qenë problemi kyç në vendimin e Mbretërisë së Bashkuar për të lënë Bashkimin Europian.
Ndërsa ka pasur shumë mbulim mediatik rreth numrit të njerëzve që zhvendosen në Mbretërinë e Bashkuar, ka pasur relativisht pak vëmendje për numrin e britanikëve që jetojnë jashtë shtetit.
Në fakt, Mbretëria e Bashkuar ka më shumë shtetas që jetojnë jashtë vendit se çddo komb tjetër europian – 4.9 milionë britanikë jetojnë në vende të tjera kudo nëpër botë.
![Numri i shtetasve që jetojnë jashtë atdheut të tyre në miliona. Imazhi: metrocosm.com; Divizioni i Popullatës së OKB. Përfshin të gjithë shtetasit që jetojnë kudo në botë.](https://www.reporter.al/wp-content/uploads/yKHhJPwJ3ylFbMmajkad5YyfvCMW4HmkImrqY2vGBEg-600x381.png)
Imazhi: metrocosm.com; Divizioni i Popullatës së OKB. Përfshin të gjithë shtetasit që jetojnë kudo në botë.
Panorama Europiane
Kur të dhënat ndahen për të treguar numrin e shtetasve Europianë që jetojnë në vende të tjera të BE-së, një panoramë krejt e ndryshme shfaqet.
Mbretëria e Bashkuar renditet e 5, me Poloninë, Rumaninë, Gjermaninë dhe Italinë që kanë më shumë shtetas që jetojnë jashtë kufirit të tyre, por brenda Europës.
![Popullata e emigrantëve nga vendet e caktuara brenda BE-së, vlerësim i vitit 2015. Imazhi: Fullfact.org; të dhëna të OKB 2015](https://www.reporter.al/wp-content/uploads/pQyytX7IDSxvGRIqlpsLVpQTeGVSTr7Y6M2TFr-Z6Bo.png)
Imazhi: Fullfact.org; të dhëna të OKB 2015
Në fakt, Polonia ka afërsisht trefishin e numrit të shtetasve që jetojnë gjetkë në BE sesa Mbretëria e Bashkuar.
Ku shkojnë britanikët në Europë?
Një ndarje e numrave të shtetasve britanikë që jetojnë gjetkë në BE tregon se Spanja dhe Irlanda janë destinacionet e tyre të preferuara.
![Britanikët që jetojnë jashte vendit, në BE sipas vlerësimeve të vitit 2015. Imazhi: Fullfact.org; të dhëna të OKB 2015](https://www.reporter.al/wp-content/uploads/6KM1cwLW9sIqhU1HB1nw_uYluzKajpchG2Zu8HbdmAk.png)
Imazhi: Fullfact.org; të dhëna të OKB 2015
Franca dhe Gjermania janë dy vende të tjera që janë shtëpi e më shumë se 50,000 shtetasve britanikë.
Si shtetasit e BE-së në Mbretërinë e Bashkuar, ashtu edhe britanikët në BE përballen me një të ardhme të pasigurt, ku nuk është marrë ende asnjë vendim mbi të drejtat e rezidencës pas hyrjes në fuqi të Brexit.