![](https://www.reporter.al/wp-content/uploads/Biden-Beta-640.jpg)
Gazetari Hunter S. Thompson vizitoi shtëpinë e ikonës letrare Ernest Heminguej, tre vite pas vetëvrasjes së tij, por ai u largua nga shtëpia duke vjedhur një palë brirë dreri që shërbenin si trofe. Më shumë se gjysmë shekulli më vonë, brirët janë rikthyer.
Në vitin 1964, një gazetar amerikan 27-vjeçar i quajtur Hunter S. Thompson shkoi në Idaho për të shkruar rreth shkrimtarit Ernest Heminguej dhe shkaqeve të vetëvrasjes së tij në moshën 61-vjeçare. Gjatë vizitës në shtëpinë ku Heminguej kishte vrarë veten tre vite më parë, Thompson pëlqeu dhe mori një palë brirë dreri.
Më tepër se gjysmë shekulli më pas, gruaja e gazetarit të njohur për stilin e tij jo-objektiv të gazetarisë, i riktheu brirët në shtëpinë në mal të Ernest Heminguej, e cila tani i përket Konservatorit Natyror.
Për dekada, brirët mbetën të varura në garazhin e shtëpisë së Thompson në Kolorado. Nuk dihet nëse brirët ishin trofe i gjuetisë së shkrimtarit, i cili njihej si i pasionuar pas gjuetisë, apo i ishin bërë atij dhuratë.
Ashtu si Heminguej, Thompson u vetëvra me armë në vitin 2005, në moshën 67-vjeçare në shtëpinë e tij në Kolorado.
![Në këtë foto të 30 korrikut 2007, paraqitet shtëpia e dikurshme e Ernest Heminguej mes peizazhit pyjor të Ketchum, Idaho. Foto: (AP Photo/Ted S. Warren)](https://www.reporter.al/wp-content/uploads/6f4f7dce-600x342.jpg)
![Në këtë foto të 30 korrikut 2007 shfaqet një pamje nga brenda e shtëpisë së dikurshme të shkrimtarit Ernest Heminguej në Ketchum, Idaho. (AP Photo/Ted S. Ëarren)](https://www.reporter.al/wp-content/uploads/f86128f1-600x338.jpg)
![Anita Thompson, asistente e Librarisë Komunitare, majtas pozon me brirët trofe bashkë me drejtoreshën ekzekutive të librarisë, Jenny Emery Davidson, në mes, dhe menaxherin e programit Scott Burton teksa ato rikthehen në ish-shtëpinë e Ernest Heminguej. (Christina Jensen/The Community Library via AP)](https://www.reporter.al/wp-content/uploads/d35a16ac-368x400.jpg)
![Në këtë foto të 30 korrikut 2007, paraqitet shtëpia e dikurshme e Ernest Heminguej mes peizazhit pyjor të Ketchum, Idaho. Foto: (AP Photo/Ted S. Warren)](https://www.reporter.al/wp-content/uploads/62189e53-600x400.jpg)