![](https://www.reporter.al/wp-content/uploads/gruevski-1.jpg)
Katër partitë kryesore në Maqedoni po caktojnë personat që do të mbajnë pozicionet e reja në ministritë dhe drejtoritë e përgjithshme në vend, ndërsa Maqedonia përgatitet të mbajë zgjedhjet në dhjetor.
![Negaciatat për zgjidhjen e krizës në verën e vitit 2015. Foto: MIA](https://www.reporter.al/wp-content/uploads/gruevski-1-533x400.jpg)
Katër rivalët kryesorë të skenës politike të Maqedonisë do të formojnë një qeveri të përkohshme të premten përpara se të ratifikohen zgjedhjet e planifikuara në dhjetor.
Kreu i socialdemokratëve, SDSM, Zoran Zaev, njoftoi emrat e ministrave të rinj të partisë së tij, të cilët do të marrin përsipër poste ministrore.
Partia tha ministri i ri i brendshëm do të jetë Oliver Spasovski, ndërsa ministrja e punës do të jetë Frosina Remenski.
Kire Naumov, Aleksandar Kiracovski dhe Lupço Nikolovski do të jenë zëvendës ministrat e financave, administratës dhe bujqësisë.
Pozicionet e tjera ministrore do të vazhdojnë të mbahet nga të njëjtit njerëz nga partia në pushtet VMRO DPMNE dhe Bashkimit Demokratik për Integrim, BDI, partia etnike shqiptare.
Formimi i qeverisë së përkohshme vjen pasi udhëheqësit e katër partive kryesore ranë dakord të martën që zgjedhjet e përgjithshme të shtyra dy herë tashmë, të mbahet më 11 dhjetor.
Një ditë para emërimit të qeverisë së përkohshme, ministri i brendshëm Mitko Cavkov nga VMRO DPMNE dha dorëheqjen nga posti i tij dhe parlamenti votoi ministrin e ri, Oliver Andonov.
Cavkov do të bëhet drejtori i ri i Zyrës së Sigurimit Publik, një post që ai nuk ishte në gjendje ta mbante nëse do të ruante postin e tij në ministri.
Në bazë të marrëveshjes mes katër liderëve të partive, zyrtarët të cilët mbanin poste ministrore automatikisht do të emërohen zëvendësministra në kabinetet e SDSM.
VMRO DPMNE prezantoi ndryshime të tjera në polici para dorëzimit të ministrisë te SDSM, ku kjo e fundit e akuzoi qeverinë se po përpiqej t’i pengonte punën. Partia e Gruevskit u përgjigj se po përpiqej të shmangte nepotizmin në radhët e ministrive që mban opozita.
Pasi zgjedhjet e përgjithshme parlamentare u shtynë dy herë këtë vit, liderët e katër partive kryesore më në fund ranë dakord për votime më 11 dhjetor, pasi pranuan se të gjitha kushtet për zgjedhje të lira dhe të ndershme ishin plotësuar.
Zgjedhjet e reja të përgjithshme shihen si kyçe për t’i dhënë fund krizës politike dy-vjeçare të vendit.