![](https://www.reporter.al/wp-content/uploads/Avramopoulos-and-Leggeri-by-maria-Cheresheva-1.jpg)
Të enjten u prezantua Roja Europiane e Kufirit dhe Bregdetit, lançimi i të cilës u përshkrua si “një moment historik” për Europën, ndërsa pritet që agjencia të shërbejë për kufizimin e valës së migrantëve.
![Komisioneri i BE-së për Migracionin, Çështjet e Brendshme dhe Shtetësinë, Dimitris Avramopoulos, i shoqëruar nga drejtori i agjencisë. Foto: BIRN](https://www.reporter.al/wp-content/uploads/Avramopoulos-and-Leggeri-by-maria-Cheresheva-1-532x400.jpg)
Më pak se një vit nga propozimi, agjencia e re kufitare e BE-së filloi nga veprimtaria të enjten pas ceremonisë hapëse në pikën kufitare Kapitan Adreevo në kufirin Bullgari-Turqi. Në ceremoni mori pjesë komisioneri i BE-së për Migracionin, Çështjet e Brendshme dhe Shtetësinë, Dimitris Avramopoulos, i shoqëruar nga liderët e BE dhe liderë të vendeve të tjera.
Roja Europiane e Kufirit dhe Bregdetit, pasardhëse e agjencisë kufitare të BE, Frontex, që është kritikuar për mungesë efektiviteti në përballimin e krizës së refugjatëve ka përfituar një buxhet më të madh, më tepër personel dhe pushtet më të gjerë në ruajtjen e kufijve të jashtëm të Europës.
“Sot është një moment i rëndësishëm në historinë e menaxhimit të kufirit europian. Këtej e tutje, kufiri i jashtëm i një vendi të BE-së, është kufiri i jashtëm i të gjitha shteteve – si ligjërisht, ashtu edhe nga ana operacionale,” tha komisioneri Avramopoulos.
Ai shtoi se kria aktuale e paprecedentë e migracionit ishte një sfidë globale dhe se agjencia e re kufitare do ta zgjeronte partneritetin me vendet fqinje.
Do të mund të kryejë operacione në territorin e vendeve jo-anëtare në bashkëpunim me të paktën një shtet anëtar në rast të presionit migrator në kufirin e një vendi jo-anëtar.
Agjencia “tani do të mund të ofrojë mbështetje operacionale për vendet fqinje jo-anëtare të cilat kërkojnë ndihmë në kufi,” shpjegoi Fabrice Leggeri, ish-shefi i Frontex dhe drejtori ekzekutiv i Rojës Europiane të Kufirit dhe Bregdetit.
Organi i ri i BE-së do të përfshihet edhe në operacione të kthimit të migrantëve të paligjshëm, të cilën Leggeri e quajti të rëndësisë kyçe.
Stafi i përhershëm i agjencisë do të dyfishohet dhe do të operojë me një buxhet 320 milionë euro deri në 2020, duke lejuar blerje të pajisjeve për operacionet e mbrojtjes së kufirit.
Deri në dhjetor rreth 1500 trupa dhe pajisje të tjera do të jenë në dispozicion të Rojës.
Agjencia do të kryejë teste të rregullta në aftësitë e menaxhimit të kufijve të vendeve anëtare, që do të fillojnë nga janari 2017 dhe do të rekomandojë masa për shtetet.
Leggeri lajmëroi se agjencia e re kufitare do të shërbejë edhe si mekanizëm kontrolli, e cila do t’i lejojë emigrantët të ngrenë pretendime për shkelje të të drejtave.
Eva Moncure, një zëdhënëse e Frontext i tha BIRn se mekanizmi i kontrollit është “një prioritet” për Rojën Europiane të Kufirit dhe Bregdetit.