![](https://www.reporter.al/wp-content/uploads/Donald-Trump-3.jpg)
Republikani Donald Trump tronditi botën duke mposhtur Hillary Clinton në zgjedhjet presidenciale amerikane të martën, duke i dhënë fund tetë viteve të qeverisjes së Demokratëve dhe duke i futur Shtetet e Bashkuara në një rrugë të re dhe të pasigurt.
![Donald Trump buzëqesh pas zgjedhjes si President më 9 nëntor 2016 në Nju Jork. (AP Photo/ Evan Vuçi)](https://www.reporter.al/wp-content/uploads/Donald-Trump-3-300x200.jpg)
Një pronar pronash të patundëshme dhe ish drejtues emisioni televiziv, Trump kalëroi një valë zemërimi kundrejt njerëzve që deri më sot kanë dominuar Uashingtonin duke fituar Shtëpinë e Bardhë në garën kundër Clinton, një kandidate demokrate, karriera e së cilës përfshin eksperiencën si Zonjë e Parë, Senatore dhe Sekretare Shteti.
Të shqetësuar mbi pasigurinë ekonomike dhe botërore që mund të sjellë fitorja e Trump, investitorët morën arratinë nga asetet me rrezik, të tilla si aksionet e bursave, ndërsa dollari ra. Bursat pësuan rënie të menjëherëshme në të gjithë botën.
Qeveritë e ndryshme të botës,nga Azia në Europë reaguan me tronditje ndaj lajmit të fitores. Populistët përshëndetën rezultatin si një triumf i popullit kundër estabilishmenteve politike të dështuara.
Ministrja Gjermane e Mbrojtjes Ursula von der Leyen, një aleate e Kancelares Angela Merkel, e përshkroi rezultatin si “tronditje e madhe” dhe ngriti pikëpyetjen nëse kjo do të thotë se jemi në fund të “Pax Americana”, gjendjes së paqes relative në botë të mbikëqyrur nga Uashingtoni, gjendje që ka qeverisur marrëdhëniet ndërkombëtare që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore.
Ministri i Jashtëm i Francës Jean-Marc Ayrault premtoi se do të punonte me Trump por shtoi se personalisht “kishte pikëpyetje” dhe pranoi se qe i pasigurtë se çfarë do të thotë për sfidat kryesore të politikës së jashtme zgjedhja e Trump, nga ndryshimet klimaterike te marrëveshja e Perëndimit për programin bërthamor të Iranit apo luftën në Siri.
Në Tiranë, ambasadori Donald Lu i Shteteve të Bashkuara nuk e fshehu faktin se “kishte përgatitur disa variante të fjalimit të tij,” ndërsa theksoi se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Amerikës nuk do të ndryshojnë.
Kryeministri Edi Rama uroi Trump duke shprehur bindjen se “marrëdhënia jonë strategjike me Shtetet e Bashkuara, do të vijojë të forcohet në funksion të vlerave e të interesave të përbashkëta”.
![Donald Trump buzëqesh pas zgjedhjes si President më 9 nëntor 2016 në Nju Jork. (AP Photo/ Evan Vuçi)](https://www.reporter.al/wp-content/uploads/Donald-Trump1-1-600x400.jpg)
![Donald Trump, majtas, mbërrin për të mbajtur fjalimin e fitores të mërkurën më 9 nëntor 2016 në Nju Jork. Nga e majta, Trump, djali i tij Barron, bashkëshortja Melania, Jared Kushner, dhe Ivanka Trump. (AP Photo/ Evan Vuçi)](https://www.reporter.al/wp-content/uploads/Donald-Trump-me-familjen-600x400.jpg)