![](https://www.reporter.al/wp-content/uploads/ekonomi-dollari-financ.jpg)
Nga 85,694.87 dollarë personi në Japoni, në vetëm 27 dollarë në vendet me borxh më të ulët, shtete të ndryshme në botë i kanë ngarkuar shtetasit e tyre me barra të ndryshme borxhi.
![An Egyptian man walks past a poster showing a U.S. dollar outside an exchange office in Cairo, Egypt, Thursday, Nov. 3, 2016. Egypt has devalued its currency by 48 percent, meeting a key demand set by the International Monetary Fund in exchange for a $12 billion loan over three years to overhaul the country's ailing economy. The much heralded decision by the Egyptian Central Bank to devalue the pound followed a sharp and sudden decline this week in the value of the dollar in the unofficial market, plunging from an all-time high of 18.25 pounds to around 13 to the U.S. currency. (AP Photo/Amr Nabil)](https://www.reporter.al/wp-content/uploads/ekonomi-dollari-financ-560x400.jpg)
Përveç mbledhjes së taksave, qeveritë gjithashtu marrin hua para për të përmbushur detyrimet e tyre në shpenzime.
Për shumë vende të zhvilluara, ky është një realiteti i miliona apo triliona dollarëve, shifra që ne mund t’i kemi të vështira t’i kuptojmë.
Për shembull, borxhi kombëtar bruto i Japonisë është 10, 000,000,000,000 dollarë.
Borxhi kombëtar bruto i Shteteve të Bashkuara është 18,992,810,000,000 dollarë.
![Imazhi: FMN](https://www.reporter.al/wp-content/uploads/XlBwZWXxoGsmD3eV6WgXZIRm_0ZCJNNFx9RRfBhWwCs-366x400.png)
Kjo hartë kërkon t’i bëjë ato shifra më të kuptueshme, duke parë borxhin krahasuar me popullatën e vendit. Në fjalë të tjera, duke treguar se sa ka borxh secili prej nesh nëse do të paguanim.
Në qendër të globit janë ato vende që kanë më tepër borxh. Për shembull, çdo person në Japoni do të duhej të paguante 85,694.87 dollarë për të shlyer borxhin e qeverisë së tij.
![Vendet me nivelin më të lartë të borxhit. Imazhi: Weforum.org](https://www.reporter.al/wp-content/uploads/qaGa8_VN4ABgHN6SXGPvEO45hCPf1VmFSje4av-B5tM-600x300.png)
Çdo individ në Irlandë do të paguante 67,147.59 dollarë. Në Singapor, është 56,112.75 dollarë personi dhe në Belgjikë 44,202.75 dollarë për individ.
Çdo amerikan do të paguante 43,503.00 dollarë.
Në disa vende, ku borxhet kombëtare janë më të vogla, shifrat arrijnë në më pak se 30 dollarë personi. Në Liberi për shembull, një vend me borxh kombëtar 798,000,000,000, popullit i duhet të paguajë 27.44 për person. Në Taxhikistan, ata duhet të paguajnë 50.67 dollarë për person dhe në Republikën Demokratike të Kongos, 90.70 dollarë për person.
![Vendet me borxhin më të ulët për frymë. Imazhi: Weforum.org](https://www.reporter.al/wp-content/uploads/fUrnD8KC18r2_ZLugFGmIZrrE28kDHG6o2-g6JGBPq0-600x299.png)
Qeveritë marrin hua para për të shpenzuar në investime që të zhvillojnë ekonomitë e tyre, si dhe për të përmbushur detyrimet që kanë në shpenzim. Në një mjedis me norma të ulëta të interesit, atyre nuk u kushton shumë kjo.
Megjithatë, disa thonë se borxhin është i paqëndrueshëm, duke argumentuar se sjell rreziqe të reja te stabiliteti financiar dhe mund të pengojë zhvillimin ekonomik global.