![](https://www.reporter.al/wp-content/uploads/Zoran-Zaev-new-govt-by-SDSM.jpg)
Kabineti i kryeministrit të ri maqedonas Zoran Zaev pritet të miratohet këtë javë dhe do të përmbajë 24 ministra të partisë Social Demokrate, Bashkimit Demokratik për Integrim dhe Aleancës për Shqiptarët.
![](https://www.reporter.al/wp-content/uploads/Zoran-Zaev-new-govt-by-SDSM-533x400.jpg)
Zoran Zaev zbuloi të dielën në mbrëmje përbërjen e kabinetit të tij, të cilin parlamenti duhet ta miratojë këtë javë. Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi ka caktuar të martën për zhvillimin e seancës.
Postet kryesore duhet të ndahen midis Partisë Socialdemokrate të Zaevit, LDSM dhe partisë kryesore shqiptare etnike të Maqedonisë, Bashkimit Demokratik për Integrim, BDI.
Ndërsa aleanca e udhëhequr nga LSDM, e cila ka vetëm 49 nga 120 vendet në parlament, ka caktuar 16 ministra, BDI, që zotëron dhjetë vende ka emëruar gjashtë dhe Aleanca për Shqiptarët, e cila ka tre deputetë, ka emëruar dy.
Besa, partia e dytë më e madhe shqiptare, vendosi të mos bashkohet me qeverinë e re, por tha se do ta mbështesë atë në parlament.
Dy partitë shqiptare dhe LDSM së bashku kontrollojnë 62 nga 120 vende në parlament dhe – me mbështetjen e jashtme të Besës – ky numër shkon në 67.
Zëvendës kryetarja e LSDM Radmila Shekerinska do të drejtojë Ministrinë e Mbrojtjes, ndërsa sekretari i përgjithshëm i partisë, Oliver Spasovski, do të jetë Ministri i ri i Brendshëm.
Diplomati Nikola Dimitrov, një kritik i qeverisë së mëparshme të udhëhequr nga Nikola Gruevski, do të jetë Ministri i Jashtëm.
Mila Carovska, nga LSDM, do të drejtojë Ministrinë e Punës dhe Çështjeve Sociale ndërsa Dragan Tevdovski nga e njëjta parti do të jetë Ministri i ri i Financave.
Renata Deskoska do të jetë ministrja e re e Arsimit ndërsa Ministria e Bujqësisë do të udhëhiqet nga Ljupço Nikolovski. Goran Sugareski do të jetë ministri i ri i transportit dhe Robert Alagjozovski do të jetë në krye të Ministrisë së Kulturës.
Damjan Mancevski do të jetë Ministri i Informimit dhe Administrates.
Aleanca e drejtuar nga LSDM gjithashtu caktoi shtatë ministra pa portofol, Koco Angjushev, Robert Popovski, Edmond Ademi, Adnan Kjahil, Samka Ibraimovski, Zorica Apostolovska dhe Zoran Sapuriç.
Ndërkohë Hazbi Lika i BDI, do të jetë zv.Kryeministër i ngarkuar me Marrëveshjen Kornizë të vitit 2001 dhe Bujar Osmani do të udhëheqë proceset e integrimit uvropian.
Sadulla Duraku do të jetë ministri i ri i mjedisit, ndërsa Bulent Saliu do të jetë ministri i ri i drejtësisë.
Kreshnik Bektashi do të jetë ministri i ri i ekonomisë, ndërsa Ramiz Merko do të jetë ministër pa portofol përgjegjës për tërheqjen e investimeve të huaja.
Aleanca për shqiptarët do të ketë dy ministra: Arben Taravarin në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Suhel Fazliun në pushtetin lokal.
Qeveria e re përballet me sfida të rënda të rindërtimit të institucioneve shtetërore, konsolidimit financiar dhe ndalimit të korrupsionit.