AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Shoqatat e gjyqtarëve, padi të re në Kushtetuese kundër Reformës në Drejtësi

Besar LikmetangaBesar Likmeta
9 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Korrupsioni, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
1
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Një seancë e Gjykatës Kushtetuese. Foto: LSA

Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve dhe Unioni i Gjyqtarëve janë bashkuar në një padi të re në Gjykatën Kushtetuese, ku kërkojnë shfuqizimin e disa neneve të tre ligjeve pjesë të reformës në drejtësi – përfshirë të ashtuquajturin ligj i vetingut.


Të enjten më 1 qershor, Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve dhe Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë, depozituan një padi në Gjykatën Kushtetuese kundër ligjit “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, ligjit “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve”, si dhe ndaj ligjit “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” – i njohur gjithashtu si ligji i vetingut.

Kjo nuk është hera e parë që dy shoqatat që përfaqësojnë interesat e lobit të gjyqtarëve i janë drejtuar Gjykatës Kushtetuese për të sfiduar ligjet që janë pjesë e reformës në drejtësi. Ato iu bashkuan Partisë Demokratike në vjeshtën e vitit 2016 duke kërkuar shfuqizimin e ligjit të vetingut – i cili mbart një rol kyç për zbatimin e reformës në drejtësi, të miratuar me ndryshimet kushtetuese të korrikut 2016.

Kërkesa për të hedhur poshtë ligjin e vetingut nuk u pranua nga Gjykata Kushtetuese, por kjo nuk i dekurajoi shoqatat e gjyqtarëve, të cilët, me anë të një kërkese të dytë, arritën të shfuqizonin pjesërisht në prill një numër nenesh nga ligji “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”. Vendimi në favor duket se i ka dhënë zemër shoqatave, që në kërkesën e tyre të fundit drejtuar Gjykatës Kushtetuese kanë shënjestruar zhbërjen e pjesshme të tre ligjeve të reformës.

Kjo aktpadi, një kopje e sëcilës është siguruar nga BIRN, vjen në një kohë kur vendi është i përfshirë nga ethet e fushatës për zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit dhe kur dy komisione ‘ad hoc’ bipartizane në Kuvend po mbajnë seanca dëgjimore për përzgjedhjen e juristëve që do të jenë  pjesë e institucioneve të vetingut.

Në kërkesën e tyre drejtuar Gjykatës Kushtetuese, Unioni dhe Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve kërkojnë shfuqizimin e një numër nenesh të ligjit të vetingut, të cilat rregullojnë kontrollin e pastërtisë së figurës së gjyqtarëve dhe prokurorëve përsa i përket lidhjeve dhe përfshirjes së tyre me krimin e organizuar.

Ata kundërshtojnë shtrirjen e kontrolleve në kohë, për lidhje të mundshme midis gjyqtarëve, prokurorëve dhe pjesëtarëve të krimit të organizuar, duke filluar nga 1 janari 2012, si në tejkalimin e normave kushtetuese. Një parashikim tjetër i ligjit që kundërshtohet nga shoqatat si jokushtetues ka të bëjë me kontaktet që mund të kenë pasur me krimin e organizuar persona të lidhur me gjyqtarë dhe prokurorë.

Padia në mënyrë të veçantë kundërshton dhe mënyrën se si do të bëhet kontrolli i pastërtisë së figurës dhe provat që do të vlerësohen nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimi dhe Kolegji i Apelimit.

Shoqatat e gjyqtarëve vlerësojnë se parashikimet e ligjit të vetingut mbi mënyrën si do të sigurohen dhe administrohen provat nga “grupi i kontrollit” gjatë procedurës së rivlerësimit kalimtar shkon përtej kushtetutës.

Shoqatat kundërshtojnë administrimin si provë gjatë procesit të rivlerësimit kalimtar të dëshmive të dhëna nga dëshmitarë të mbrojtur të prokurorisë, ku mund të flitet për lidhjet e tyre me krimin e organizuar. Ato gjithashtu kundërshtojnë përdorimin si provë në procesin e rivlerësimit të informacioneve konfidenciale, si përgjimet telefonike parandaluese të bëra nga agjenci ligj zbatuese dhe informacioneve të dhëna nga oficerë dhe agjentë të policisë gjyqësore.

Një tjetër nën i kontestuar i ligjit të vetingut ka të bëjë më të drejtën e gjyqtarit dhe prokurorit për të dhënë dorëheqjen gjatë procesit të rivlerësimit të integritetit të figurës, që sjell si rrjedhojë ndërprerjen e kontrollit. Ligji ka parashikuar që gjyqtarët dhe prokurorët mund ta ushtrojnë këtë të drejtë jo më vonë se 3 muaj nga hyrja në fuqi e tij. Sipas shoqatave, ky përcaktim është jokushtetues dhe subjektet duhet të kenë të drejtë të japin dorëheqjen dhe, si rrjedhim, ta ndërpresin kontrollin gjatë gjithë procesit të vetingut.

Në padinë e tyre drejtuar Gjykatës Kushtetuese shoqatat kanë kërkuar gjithashtu shfuqizimin e neneve të ligjit “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, të cilët përcaktojnë kriteret e vjetërsisë në punë dhe të vlerësimit profesional për përzgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.  Gjyqtarët kundërshtojnë gjithashtu rolin që luajnë anëtar jo gjyqtar dhe jo prokurorë në përzgjedhjen e kryetarit dhe zv/kryetarit të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe atij të Prokurorisë dhe rolin që anëtarët jo gjyqtarë dhe jo prokurorë kanë në procedimet disiplinore.

Ligji i tretë i paketës së reformës në drejtësi i kundërshtuar nga dy shoqatat e gjyqtarëve është ai “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”. Në padinë e tyre, shoqatat kundërshtojnë kriteret minimale të ngritjes në detyrë të magjistratëve që lidhen me vjetërsinë në punë në një fushë të caktuar të drejtësisë, procedurat e lëvizjes paralele si dhe kufizimet e vendosura mbi promovimin e gjyqtarëve të shkallës së parë –kritere që sipas shoqatave të gjyqtarëve cenojnë të drejtën e karrierës dhe shkojnë përtej përcaktimeve kushtetuese.

Etiketa: BIRNGjykataGjykata KushtetueseGjykatëGjykatësGjykatës KushtetueseGjyqgjyqtarKëshillit të Lartë GjyqësorKolegjiKolegji iKontrollikushtetueseKuvendLigjMagjistratpadiPartisë DemokratikeprokurorSeancaSHshqipVendimiZgjedhjet
Tjetri
Demokracia e thyer e Amerikës

Demokracia e thyer e Amerikës

Komente 1

  1. Afrim Drijaj says:
    9 years më parë

    Te mira ishin parate qe merreshin dikur per te mos u denuar por nje dite do jepet llogari per çdo qindarke te perfituar nga llumi i drejtesise qe e mbulonte ne te gjitha institucionet ! Po keshtu eshte kur sindikatat e ashtequajtura te pamvarura dalin Pro partiake qe ne mentre absolute duhet te jene te pamvarura dhe tu tregojne te gjitheve se çfar eshte potenca e nje populli si konkluzion i nxjerr nga eksperienca ime la sindikata te pamvarura realisht nuk ka drejtesi dhe madje as shtet serioz ! Respekt per te gjith ata njerez te drejte ne mbare boten !

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.