27 vite më parë, më 13 korrik 1990, rreth 5000 shqiptarë filluan eksodin e parë drejt Perëndimit, pasi mësynë në ambasadat perëndimore në Tiranë, më herët atë muaj, të dëshpëruar për t’ia mbathur nga regjimi brutal komunist.
Ngjarjet e atij muaji jo vetëm shokuan establishmentin, por shënuan fillimin e asaj që u bë një eksod i vazhdueshëm që atëherë, teksa shumë shqiptarë vazhdojnë të jenë në kërkim të një jete më të mirë. Këto foto janë shkrepur nga Lothar Parzeller, një diplomat gjerman që punonte në ambasadën e Tiranës në atë kohë.
Shqiptarët kërkojnë azil brenda ambasadës gjermane në Tiranë. Foto: Lothar ParzellerRreth 3,172 shqiptarë hynë në ambasadën gjermane më 13 korrik 1990, të dëshpëruar për t’i shpëtuar regjimit komunist brutal. Foto: Lothar ParzellerStafi i ambasadës ofroi ndihmë për ata që kërkuan azil ndërsa mbetën të izoluar në ambasadë gjatë ditëve në vijim. Foto: Lothar ParzellerMijëra njerëz mësynë në ambasadën gjermane pasi një burrë që ngiste një kamion Liaz shkatërroi murin e pasmë, duke krijuar një të çarë nga ku njerëzit mund të ngjiteshin. Foto: Lothar ParzellerKamioni Liaz në kopshtin e ambasadës gjermane në TIranë. Foto: Lothar ParzellerFamiljarët dhe miqtë e atyre që hynë në ambasadat perëndimore u përballën me mundësi hakmarrjeje nga regjimi. Foto: Lothar ParzellerAutoritetet e ambasadës duke mbledhur pasaportat e atyre që të dëshpëruar po përgatiteshin për t’u larguar nga vendi. Foto: Lothar Parzeller