Presidenti i Maqedonisë Gjorgje Ivanov të mërkurën vuri veton për një ligj të mbështetur nga qeveria e re që shtrin përdorim zyrtar të gjuhës shqipe në të gjithë vendin.
Ivanov tha se nuk do të nënshkruajë një ligj që parlamenti e miratoi më 11 janar, duke këmbëngulu se ai bie ndesh me kushtetutën e vendit.
“Ne po miratojmë një ligj të padrejtë që favorizon gjuhën shqipe,” tha Ivanov në një deklaratë për shtyp të mërkurën.
Edhe pse e parashikueshme, vetoja e ligjit të ri të gjuhës nuk ka gjasa të bllokojë miratimin e tij.
Parlamenti mund të votojë përsëri për projektligjin dhe nëse ai miratohet, s’do të ketë nevojë për firmën e presidentit që të vihet në zbatim.
E vetmja mënyrë për të anuluar projektligjin, ose disa nga dispozitat e tij, do të ishte nëpërmjet një apeli në Gjykatën Kushtetuese.