![](https://www.reporter.al/wp-content/uploads/ngjarjet-e-javes-se-pare-te-prillit.jpg)
Java u shënua nga disa protesta të shoqërisë civile për Teatrin, taksën e Rrugës së Kombit dhe pagat e naftëtarëve të ARMO-s ndërsa pati dhe zhvillime të tjera në fushën e Reformës në Drejtësi dhe investigime për ish-zyrtarë të lartë.
Aktorët vazhdojnë kundërshimin e planeve të qeverisë për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar, duke e quajtur atë një trashëgimi kulturore e cila duhet të restaurohet në vend të ndërtimit të një teatri të ri që ka në projekt ngritjen e katër kullave. Lexoni më shumë këtu.
![](https://www.reporter.al/wp-content/uploads/1.-aktoret-ne-proteste-600x400.jpg)
Anëtarë të shoqërisë civile dhe familjarë të protestuesve dhe deputetë të opozitës protestuan për disa ditë përballë Drejtorisë së Policisë në Tiranë duke kërkuar lirimin e 23 protestuesve të arrestuar në Kukës gjatë protestës kundër taksës 5 euro të Rrugës së Kombit. Klikoni këtu për lajmin.
![](https://www.reporter.al/wp-content/uploads/2.-protesta-te-drejtoria-e-policise--600x400.jpg)
Ndërsa Gjykata e Rrethit në Tiranë jepte masën e sigurisë për 23 protestuesit e arrestuar, forca të shumëta policie rrethuan perimetrin e zonës duke mos lejuar kalimin e protestuesve, por edhe të qytetarëve, gjë që shkaktoi pakënaqësi dhe cilësime për ‘shtetrrethim’. Klikoni këtu për vendimet e Gjykatës.
![](https://www.reporter.al/wp-content/uploads/3.-protesta-te-gjykata-postblloqe-te-policise-533x400.jpg)
Një investigim i BIRN i publikuar të enjten zbuloi se ish-kryeprokurori Adriatik Llalla transformoi një investim prej 16.3 milionë lekësh në një kapital me vlerë 1 milionë eurosh, përmes transaksioneve me një person të dënuar për vrasje, një biznesmen kafeje-fitues tenderi në Prokurori dhe një instruktor hipizmi i përdorur si sekser tokash, ndërkohë që pretendon se çdo pronë e tij është e ligjshme. Klikoni këtu për investigimin
![](https://www.reporter.al/wp-content/uploads/4-Adriatik-Llalla-600x360.gif)
Partitë politike në opozitë grumbulluan qindra protestues në të gjithë vendin dhe bllokuan nyjet kryesore të qarkullimit ndërsa Basha bëri thirrje për mosbindje civile dhe lajmëroi vazhdimin e protestave javën e ardhshme. Lexoni lajmi këtu.
![](https://www.reporter.al/wp-content/uploads/5.-protestat-e-pd-594x400.jpg)
Duke folur në parlamentin e braktisur nga deputetët e opozitës kryeministri pretendoi se taksa kontroverse që shkaktoi zemërimin me protestë të dhunshme të shtunën e kaluar “nuk do të fillojë para se të gjendet një zgjidhje” për një taksë më të ulët për përdoruesit e rrugës nga Kukësi, pjesa më e varfër e Shqipërisë dhe qendra e valës aktuale të protestës. Lexoni këtu lajmin.
![](https://www.reporter.al/wp-content/uploads/7-47-600x400.jpg)
Gjyqtarja e Gjykatës Kushtetuese Vitore Tusha u bë e para gjyqtare që kaloi me sukses procesin e vetingut, duke u konfirmuar në këtë gjykatë. Klikoni këtu për të lexuar të plotë lajmin dhe këtu për grafikun e pasurisë së saj.
![](https://www.reporter.al/wp-content/uploads/6.-vitore-tusha-550x400.jpg)
Qindra punonjës të Kombinatit të Përpunimit të Thellë të Naftës në Ballsh, të cilët prej disa muajsh janë të papunë si pasojë e pezullimit së aktivitetit të uzinës, kanë protestuar mëngjesin e sotëm për mosfillimin e punës, duke kërkuar nënshkrimin e kontratave kolektive. Lexoni këtu lajmin
![](https://www.reporter.al/wp-content/uploads/8.-naftetaret-e-ARMO-600x338.jpeg)