AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Atentati i sajuar, dënohen Mark Frroku e Durim Bami, Doshi i pafajshëm

Elton QynongaElton Qyno
8 years më parë
në Lajme, Vendi
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Deputetët Mark Frroku (majta) dhe Tom Doshi (djathtas) | Foto nga : Hektor Pustina/AP

Gjykata e Tiranës dënoi ish-deputetin Mark Frroku për akuzën e “kallëzimit të rremë”, ndërsa shpalli të pafajshëm deputetin Tom Doshi.  Durim Bami u gjet po ashtu fajtor. Frroku, Doshi dhe Bami u akuzuan se sajuan akuzën se tani Presidenti i Republikës Ilir Meta kishte paguar gjysmë milioni euro për të vrarë Doshin.

Deputetët Mark Frroku (majta) dhe Tom Doshi (djathtas) | Foto nga : Hektor Pustina/AP

Gjykata e Tiranës dënoi me 8 muaj burg ish-deputetin Mark Frroku për akuzën e “kallëzimit të rremë”, ndërsa shpalli të pafajshëm deputetin Tom Doshi.  Durim Bami, një qytetar nga Fushë-Kruja që mori përsipër rolin e të penduarit në këtë histori u gjet po ashtu fajtor. Frroku, Doshi dhe Bami u akuzuan se sajuan kallëzimin se tani Presidenti i Republikës Ilir Meta kishte paguar gjysmë milioni euro për të vrarë deputetin Doshin dhe po ashtu ish-deputetin e opozitës Mhill Fufi. Avokati i Frroku tha se do të apelonte çështjen, ndërsa ai i Bamit që ka pranuar akuzën tha se do të kërkonte dëmshpërblim pasi klienti i tij vuajti në paraburgim më shumë se sa dënimi i dhënë nga gjykata.

Doshi dhe Frroku u arrestua në mars të vitit 2015 me akuzën për “kallëzim të rremë”, pasi bashkë me Durim Bamin u akuzuan se sajuan një skenar që fajësonte tani Presidentin e Republikës Ilir Meta se kishte synuar të vriste Doshin.

Skenari që shkaktoi mjaft “trazime” politike përfshi protesta të opozitës u shpall i rremë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, që atëherë vendosi t’i arrestonte dy deputetët dhe Bamin, i cili luajti rolin e të penduarit në një video të bërë publike nga Doshi, ku shtjellohej një skenar vrasje ndaj këtij të fundit.

Frroku ndërkohë vuajti një dënim për “refuzimi për deklarim, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjehdur dhe nëpuënsve publikë, ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, “pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “ndërtimi i paligjshëm”. Ai u lirua parakohe nga gjykata e Fierit në maj 2018.

Tom Doshi nga ana tjetër është nën gjykim po ashtu për fshehje të pasurisë, ndërsa vetëm pak kohë më parë ai u shpall “persona non grada” nga Departamenti i Shtetit i SHBA.

Në seancën e të mërkurrës gjykata e Tiranës me relator Bledar Abdullai, vendosi të shpallë të pafajshëm tani deputetin e PSD në Shkodër Tom Doshi, të dënojë me 8 muaj burg ish-deputetin Frroku dhe 1 vit burg Durim Bamin.

Ekezekutimi i vendimit për Bamin është shuar nga gjykata, pasi ky i fundit këtë dënim e ka kryer me kohën e qëndrimit në paraburgim. Të tre të pandehurit kishin pranuar gjykimin e shkurtuar në fazën e kërkesave paraprake të gjykimit të dosjes.

Avokati i ish-deputetit Frroku, Tonin Prendi tha për BIRN se ende nuk janë njohur me vendimin e argumentuar të gjykatës, por e cilësoi atë si të padrejtë dhe të sforcuar. “Nuk jam njohur me vendimin e zbardhur. E shikoj dënimin si të padrejtë dhe të sforcuar, pasi klienti im është dënuar për një akuzë që se ka kryer kurrë. Po pres zbardhjen e vendimit dhe shumë shpejt do ankimojmë në Apel, për të kërkuar pafajësi”-thotë Prendi.

Ndërsa avokati i të dënuarit Durim Bami, Ilir Murati tha se klienti i tij e kishte pranuar akuzën gjatë fazës së hetimit dhe gjykimit, duke pohuar se gjithçka ka qënë një sajesë. Murati shtoi se Durim Bumi ka qëndruar i izoluar në fazë paraburgimi për një periudhë gati 3 vjeçare, duke bërë burg më shumë se është dënuar nga gjykata.

“Ne nuk do apelojmë vendimin, se s’kemi çfarë të kërkojmë në Apel. Shumë shpejt do kërkojmë dëmshpërblim dhe kompesim financiar për ditët e qëndrimit në burg, tej dënimit të dhënë nga gjykata, që nga përllogaritjen tona na rezulton se bëhet fjalë për një periudhë prej 2 vjeçare”-tha për BIRN avokati Murati.

Dosja e famshme qëndroi gjashtë muaj e bllokuar në Gjykatën e Lartë dhe më pas ka lëvizur sa atje në Gjykatën e Krimeve të Rënda dhe më pas sërish në Gjykatën e Lartë. Gjithë kjo amulli është krijuar për shkak të dispozitave kalimtare dhe kompetencave lëndore të gjykatave aktuale deri në krijimin e Strukturës së Posaçme Antikorrupsion.

 

 

 

Etiketa: amulliApelAtentatiBIRNBledar AbdullaiBurgDepartamenti i ShtetitdeputetDosjaDurim BamiEuroGjykataGjykata e FieritGjykata e TiranësGjykatëGjykatësgjykimIlir MetaIlir MuratiMark FrrokuMetaMjaftparaburgimProkuroriaProkuroria e Krimeve të RëndaProtestaPSDRefuzimiSHBAShkodërTiranëTom Doshivideovrasje
Tjetri
Zgjedhjet vendore në Maqedoni pritet të shtyhen

Maqedonia nis përgatitjet për referendumin e emrit

media

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

06:42 | 04/06/2026
Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.