AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Mos humbisni Korrupsioni

Skeda e pasurisë së deklaruar-Ardian Dvorani-anëtar i Gjykatës së Lartë

BIRNngaBIRN
8 years më parë
në Korrupsioni, Skeda, Vendi
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Gjyqtari Ardian Dvorani do të përballet të hënën me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Si ka ndryshuar pasuria e tij familjare nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017.Ardian Dvorani është anëtari i gjashtë i Gjykatës së Lartë që përballet me procesin e vetingut. Seanca dëgjimore me gjyqtarin Dvorani do të zhvillohet të hënën, ndërsa Komisioni i Pavarur i Kualifikimit përfaqësohet nga kryesuesi Roland Ilia dhe anëtarët Etleda Çiftja dhe Firdes Shuli.

Dvorani ka mbaruar Fakultetin e Drejtësisë në vitin 1988 dhe ka punuar deri në vitin 1991 si prokuror në Shkodër. Në vitet 1991-1994 ai ka qenë këshilltar ligjor pranë INSIG, ndërsa në vitet 1994-1998 ka punuar si avokat.

Në vitet 1998-1999, Dvorani kreu detyrën e këshilltarit ligjor pranë Këshillit të Ministrave dhe më pas ka ushtruar detyrën e drejtorit të Drejtorisë së Kodifikimit në Ministrinë e Drejtësisë, funksion të cilin e ka mbajtur deri në vitin 2005.

Ardian Dvorani u emërua anëtar i Gjykatës së Lartë më 17 shkurt 2005. Më parë, ai ka qenë edhe kryetar i delegacionit shqiptar në GRECO si dhe anëtar i përhershëm i grupit negociator për Marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit me Bashkimin Europian për çështjet e drejtësisë dhe ato të punëve të brendshme.

Pas emërimit në Gjykatë të Lartë, Dvorani ka qenë kryetar i Komisionit të Përmirësimit të Vazhdueshëm Profesional të Konferencës Gjyqësore Kombëtare dhe nga nëntori 2005, edhe anëtar i Këshillit Drejtues të Shkollës së Magjistraturës.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të gjyqtarit Ardian Dvorani nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017. [Kliko për skedën në PDF]

Skeda e pasurisë së deklaruar e gjyqtarit të Gjykatës së Lartë, Ardian Dvorani për vitet 2003-2017.

Ky raport është prodhuar nga BIRN pas administrimit të deklaratave të pasurisë së këtij subjekti nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrolli të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasurinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve që i nënshtrohen procesit të vetingut.

Të dhënat e analizuara nga BIRN tregojnë se Dvorani zotëronte një pasuri familjare prej 1.1 milionë lekësh në vitin 2003-kur deklaroi pasurinë për herë të parë. Në fund të vitit 2017, pasuria familjare e tij është rritur me 10 herë duke kapur vlerën e 11.8 milionë lekëve.

Pasuritë e paluajtshme të familjes Dvorani kapin vlerën e 3.2 milionë lekëve. Ai zotëron një apartament në Tiranë, ndërkohë që si ai dhe bashkëshortja kanë deklaruar pjesë takuese në apartamentet familjare të përfituara nga privatizimi.  Familja Dvorani zotëron gjithashtu likujditete në bankë në vlerën e 5.9 milionë lekëve si dhe automjete në vlerën e 2.6 milionë lekëve.

Të ardhurat familjare të zotit Dvorani kapin vlerën e 57.6 milionë lekëve për vitet e deklarimit 2003-2017. Të ardhurat ndahen në 38.8 për qind nga paga e tij si gjyqtar, 42.5 për qind nga të ardhurat e bashkëshortes, 6.9 për qind nga mësimdhënia dhe 11 për qind janë klasifikuar si të ardhura nga burime të tjera.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. BIRN kreu kontrollin aritmetik/logjik për 14 vite të deklarimit dhe asnjëra prej tyre nuk rezultoi me probleme.

BIRN ka identifikuar megjithatë si “flamur të kuq” një hua që zoti Dvorani e ka marrë nga prindërit në vitin 2013 për të shlyer kredinë e apartamentit të blerë që në vitin 2004. Në fund të vitit 2017, kjo hua në vlerën 1 350 000 lekë rezulton ende e pashlyer.

Duke qënë se ky raport bazohet në të dhëna statistikore të analizuara nëpërmjet një databaze, ai nuk nxjerr përfundime mbi pasurinë e subjektit nëse ajo mbulohet me burime të ligjshme ose jo, por mëton të informojë publikun mbi pasurinë e deklaruar të zyrtarit publik nëpërmjet një formati të thjeshtë dhe të kuptueshëm grafik.

Deklarata e pasurisë së vitit 2003

Deklarata e pasurisë së vitit 2004

Deklarata e pasurisë së vitit 2005

Deklarata e pasurisë së vitit 2006

Deklarata e pasurisë së vitit 2007

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

Etiketa: AnalizëArdian DvoraniBIRNEtleda ÇiftjaFirdes ShuliGjykatëGjykatësGjyqgjyqtarhuaILDKPKIKëshillit të MinistraveKëshilltar ligjorKomisioni i Pavarur i KualifikimitKontrollikryetarpasuriaprivatizimiprokurorPunëraportreporterreporter.alRoland IliaSeancaSHShkodërSkeda
Tjetri
Pse pati rëndësi Kupa e Botës

Pse pati rëndësi Kupa e Botës

revulucioni i flamingove foto nga nensi bogdani

Kolonializmi në Shqipëri dhe Revolucioni i Flamingove

16:23 | 04/06/2026
Balluku i quan akuzat ndaj saj “baltë, aludime” dhe sulmon opozitën

Sipas SPAK, Belinda Balluku fshehu në emër të Igli Tares një vilë në Dhërmi të përfituar si ryshfet

15:22 | 04/06/2026
media

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

06:42 | 04/06/2026
Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.