![](https://www.reporter.al/wp-content/uploads/zagorka2000.jpg)
Ka shumë pak statuja grash në rrugët dhe parqet e kryeqytetit kroat, kur shumica e njerëzve të përkujtuar me statuja dhe emra rrugësh janë meshkuj.
![](https://www.reporter.al/wp-content/uploads/zagorka2000-600x300.jpg)
Autoritetet e qytetit të Zagrebit muajin e kaluar refuzuan një mundësi për të filluar korrigjimin e mosbalancimin gjinor në rrugët e Zagrebit, ku vetëm 1.8 për qind e hapësirave publike mbajnë emra femrash
Ata refuzuan një peticion nga një shoqatë lokale për t’i vënë një rruge emrin e një prej tre grave, duke zgjedhur në vend të kësaj emrin e një burri.
Sipas hulumtimit nga viti 2006, vetëm 14.3 për qind e skulpturave publike në Zagreb janë gra.
Sanja Horvatinciç, një studiuese post doktorature në Institutin e Historisë së Artit në Zagreb, tha se disa monumente femrash revolucionare dhe antifashiste u hoqën në vitet 1990, sepse ato u konsideruan politikisht të papranueshme.
“Ajo që është më e tmerrshme është se asnjë nga monumentet kushtuar grave që u hoqën ose u shkatërruan ilegalisht në vitet 1990 u rivendosën në hapësirën publike,” tha Horvatinciç, e cila bashkë-organizoi një tur të monumenteve të grave në kryeqytetin kroat në vitin 2014.
BIRN i ka hedhur një sy disa prej statujave të grave që mbeten në Zagreb.
“Kumica Barica” – gruaja tregtare
![](https://www.reporter.al/wp-content/uploads/kumica940-533x400.jpg)
Për dekada me radhë, qytetarët e Zagrebit i kanë blerë ushqimet e tyre në Dolac, tregu më i madh në qendër të qytetit. Që nga viti 1926, ata janë shërbyer nga shitëset punëtore dhe miqësore, kumicas, siç i quajnë ata, të cilat punojnë jashtë në çfarëdolloj moti.
Në nder të kumicas, kjo statujë u ngrit në vitin 2006 përpara tregut të Dolacit.
Gruaja në një dritare
![](https://www.reporter.al/wp-content/uploads/prozor-533x400.jpg)
E fshehur në një tarracë në një pjesë të Zagrebit, e cila zakonisht është e mbushur me turistë, ndodhet një skulpturë e “zonjës së natës” duke pritur një klient, e bërë nga skulptorja kroate Vera Dajht-Kralj në vitin 1991.
Deri në fillimin e Luftës së Dytë Botërore, Zagrebi ishte një nga qytetet në Europë që kishte numrin më të madh të bordellove.
Motrat antifashiste Bakoviç
![](https://www.reporter.al/wp-content/uploads/Sestre_Bakovic-546x400.jpg)
Motrat Rajka, 21 vjeçe, dhe Zdenka, 24 vjeçe, ishin pjesëmarrëse në lëvizjen antifashiste të Zagrebit gjatë sundimit të shtetit kukull nazist Shtetit të Pavarur Kroat, NDH, dhe u torturuan dhe u vranë nga një fashist në vitin 1941.
Bustet e tyre u bënë në vitin 1977 nga Ivan Saboliç, një skulptor kroat i cili gjithashtu krijoi monumentin e famshëm “Tre grushtet” në një kodër në Nis, Serbi.
Zagorka, gazetarja e parë femër e Kroacisë
![](https://www.reporter.al/wp-content/uploads/zagorka-533x400.jpg)
Statuja e një gruaje që ecën me një çadër në rrugën Tkalciceva përkujton Marija Juriç Zagorkën, gazetaren e parë profesioniste femër të vendit dhe një shkrimtare shumë të njohur kroate.
Zagorka luftoi kundër diskriminimit dhe të drejtave të grave dhe shkroi romane në të cilat ajo ndërthuri tregimet e dashurisë me elementë të historisë kombëtare. Disa nga veprat e saj u vunë në skenë dhe u bënë filma.
“Kopshtarja e trëndafilave”
![](https://www.reporter.al/wp-content/uploads/rose-533x400.jpg)
Në mes të barit në një park të Zagrebit ndodhet statuja e një gruaje e titulluar “Kopshtarja e trëndafilave”.
Ajo u krijua në vitin 1953 nga Frano Krsiniç, një skulptor i njohur kroat.
Edhe pse vetë skulptura është tërheqëse, ajo lë më shumë përshtypje kur para sa rriten trëndafila.