AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Dosja e Emiljano Shullazit zhyt në kaos Prokurorinë e Krimeve të Rënda

Lindita ÇelangaLindita Çela
8 years më parë
në Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryeprokurorja e Përkohshme, Arta Marku, duke folur në një mbledhje të Komisionit Parlamentar të Ligjeve, | Foto : LSA

Dhjetë prokurorë të Krimeve të Rënda u vendosën nën proces disiplinor dhe 3 prej tyre u transferuan pas kundërshtimit të një shorti për zgjedhjen e një përfaqësuesi shtesë në gjyqin e Emiljano Shullazit, ndërkohë që çështja mbetet ende pa prokuror dhe palët akuzojnë njëra-tjetrën për shkelje të ligjit.   

Kryeprokurorja e Përkohshme, Arta Marku, duke folur në një mbledhje të Komisionit Parlamentar të Ligjeve, | Foto : LSA

Përfaqësimi i akuzës në çështjen e Emiljano Shullazit ka zhytur në kaos Prokurorinë e Krimeve të Rënda, ku 10 prokurorë u vendosën nën procedim disiplinor ndërsa 3 prej tyre u transferuan në rrethe periferike të enjten.

Zyra e shtypit e Prokurorisë së Përgjithshme i motivoi masat ndëshkimore me refuzimin “në bllok” të procedurës për zgjedhjen me short të prokurorit që do të përfaqësojë në gjykatë çështjen penale kundër Shullazit dhe katër të akuzuarve të tjerë si anëtarë të bandës së tij.

Shullazi, së bashku me Gilmando Danin, Blerim Shullazin, Endrit Qyqjen dhe Endrit Zelën akuzohen nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për gjobëvënie, shkatërrim të pronës me eksploziv, armëmbajtje pa leje dhe krijimin e një grupi të strukturuar kriminal.

Procesi gjyqësor ndaj tyre nisi pranverën e vitit 2017 dhe një pjesë e dëshmitarëve të akuzës ndryshuan qëndrim në bankën e dëshmitarit, duke mohuar të kishin njohje me të akuzuarin apo se ishin kërcënuar prej tij. Por kur çështja mbërriti në pikën e leximit të pretencës në qershor, seancat u zvarritën fillimisht nga avokatët mbrojtës dhe më pas nga mungesa e prokurorëve që e hetuan atë.

Lexo edhe:

Kontratë me Shullazin: Si u punësua i akuzuari famëkeq për konfliktet e “Vollgës”

Shullazi nën akuzë për gjobëvënie dhe kërcënime, drejtësia në test

Ambasadori Lu: Është koha që qeveria e Shqipërisë t’i shpallë luftë krimit të organizuar

Në 1 gusht, prokurorja Elisabeta Ymeraj u komandua në krye të Prokurorisë së Tiranës, duke lënë dosjet e hetuara si pjesë e Krimeve të Rënda, ndërkohë që prokurori tjetër, Ened Nakuçi ka paraqitur një raport mjekësor 6 mujor.

Për të zhbllokuar situatën, drejtuesja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela  autorizoi paraardhësin e saj, Besim Hajdarmataj për të përfaqësuar çështjen në gjykatë. Hajdarmata u paraqit në seancën e 11 shtatorit, ku u kundërshtua nga avokatët mbrojtës dhe kërkoi kohë për shqyrtimin e akteve të dosjes.

Por më 19 shtator, drejtuesja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela organizoi një mbledhje për hedhjen e një shorti që do të përcaktonte një përfaqësues shtesë të akuzës në dosjen e Shullazit. Mbledhja u shoqëruar me debate, ndërkohë që prokurorët e kundërshtuan procedurën e ndjekur si antiligjore dhe braktisën njëri pas tjetrit procesin.

Përplasja u përshkallëzua të enjten, kur Prokuroria e Përgjithshme njoftoi se kishte nisur procedim disiplinor kundrejt 10 nga 17 prokurorët e pranishëm në mbledhje.

“Prokurori i Përgjithshëm, znj. Arta Marku duke marrë shkas nga… refuzimi i prokurorëve për hedhjen e shortit në procedimin penal… urdhëroi fillimin e hetimit disiplinor ndaj prokurorëve,” thuhet në njoftimin e shpërndarë nga zyra e shtypit e Prokurorisë së Përgjithshme.

Në një njoftim të dytë, organi qendror i akuzës bëri me dije vendimin për transferimin e tre prej prokurorëve kundërshtues-Besim Hajdarmataj në Pogradec, Olsian Çela në Berat dhe Sonila Muhametaj në prokurorinë e Pukës.

BIRN kontaktoi me disa prej prokurorëve, të cilët e konsiderojnë procedurën e ndjekur nga Prela si të pabazuar në ligj, ndërkohë që mbrojnë idenë se çështja duhej të përfaqësohej në gjykatë nga dy prokurorët që kanë kryer hetimet.

Ndërkohë, drejtuesja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela i tha BIRN se procesi i hedhjes së shortit  ishte legjitim dhe askush prej prokurorëve nuk e ka kundërshtuar atë me shkrim.

“Organizimi i shortit ishte ligjor dhe prokurorët nuk kanë asnjë të drejtë të kundërshtojnë, refuzojnë apo braktisin procesin. E vetmja e drejtë e tyre është që të paraqesin kundërshtimet e tyre me shkrim dhe unë në zyrën time nuk kam asnjë pretendim të tyre,” tha Prela për BIRN.

Ajo paralajmëroi organizimin e një shorti tjetër, si zgjidhja e vetme ligjore sipas saj për ngërçin e krijuar.

Drejtuesja e Prokurorisë garantoi se interesat e shtetit shqiptar ndaj çështjes Shullazi do të mbrohen në rrugë ligjore

“ Çështja do të zgjidhet në rrugë ligjore dhe garantoj se Prokuroria e Krimeve të Rënda do të përfaqësohet në mënyrë dinjitoze. Do të zhvillohet shorti dhe se ju do të jeni sërish në dijeni,” shtoi Prela.

Por prokurorët Besim Hajdarmataj, Olsian Çela, Sonila Muhametaj dhe Eugen Beçi i kundërshtuan argumentet e Prelës në biseda telefonike me BIRN, ndërsa paralajmëruan edhe lëvizje ligjore.

Prokurori Besim Hajdarmataj, i cili ka drejtuar më parë Prokurorinë e Krimeve të Rënda i tha BIRN se ai ka pranuar prej fillimit të shtatorit përfaqësimin e akuzës në çështjen e Shullazit, ndonëse vuri në diskutim bazën ligjore të autorizimit që e ngarkoi me këtë detyrë.

“Unë kam pranuar të  përfaqësoj akuzën edhe me një autorizim që nuk kishte bazë ligjore.  I jam drejtuar  titullarit me shkrim, ku jam munduar të shpjegoj se cila është mënyra e mirë që   prokuroria duhet të   përfaqësohet  dhe rrugët  proceduriale që duhen ndjekur,” tha Hajdarmataj.

“Nuk është e vërtetë që unë kam braktisur mbledhjen dhe ne kemi pasur korrespondencë për diskutimin e kësaj çështjeje,” shtoi Hajdarmataj.

Edhe Olsian Çela i tha BIRN se nuk refuzoi procedurën, por bindjen ndaj një procedure që ai e quan antiligjore.

“Ne refuzuam procedurën antiligjore  të procesit dhe jo hedhjen e shortit. Dosja ka prokuror dhe  si në çdo proces tjetër mund të vijohet në të njëjtën praktikë,” tha Çela.

Prokurori tjetër, Eugen Beçi tha se “10 prokurorë nuk mund të kryejnë një veprim antiligjor”, duke këmbëngulur se veprimet e tij janë në përputhje me ligjin. Beçi refuzoi megjithatë të komentonte nisjen e një hetimi disiplinor kundër tij.

“Që mos të bëhem shkak për thyerje të një urdhri të dytë nuk kam asnjë koment për procedimin disiplinor,” shtoi ai.

Prokurorja Sonila Muhametaj hodhi poshtë zërat për frikë në përfaqësimin e dosjes së Shullazit, duke kontestuar fort procedurën e ndjekur.

“Unë interesat e shtetit ndaj këtij personi i kam përfaqësuar edhe më herët, në Krujë, dhe nuk do të hezitoja sërish të  bëja  detyrën time. Por ama vendimi duhet të jetë ligjor.  Prokurori që ka hetuar çështjen duhet ta përfaqësojë atë dhe kjo është një praktikë tashmë e ndjekur,” tha Muhametaj.

Prokurorja i tha BIRN se ndjehej e keqardhur për vendosjen e saj nën procedim disiplinor dhe për ndëshkimin me transferim në Prokurorinë e Pukës.

“Urdhri i transferimit m’u komunikua jashtë orarit zyrtar. Pikërisht për të më thënë se çfarë  ligjesh kam shkelur dhe përse transferohem kam kërkuar takim me Prokurorin e Përgjithshëm, por nuk u mundësua,” shtoi Muhametaj.

Besim Hajdarmataj e cilësoi vendim të turpshëm ndëshkimin e prokurorëve dhe paralajmëroi kallëzim si për procedimin disiplinor ashtu edhe për vendimin e transferimit të tij në Pogradec.

“Urdhri i komandimit tim në Pogradec është i turpshëm, sepse në lidhje me këtë çështje unë kam mbajtur qëndrimin tim. Për hetimin  disiplinor jo vetëm që nuk jam në dijeni, por do të  bëj  kallëzim  penal,” paralajmëroi ai.

Gjykata e Tiranës ka caktuar seancën e radhës ndaj Shullazit dhe të akuzuarve të tjerë si anëtarë të bandës së tij më 25 shtator, ndërkohë që “furtuna” e së enjtes në Prokurorinë e Krimeve të Rënda e ka bërë edhe më të paqartë situatën se kush do të marrë përsipër të lexojë pretencën ndaj tij.

Etiketa: AMAArmëArta MarkuBEBeratbesimBesim HajdarmatajBIRNdebatedëshmitarëDonika PrelaDosjaDrejtësiaEned NakuçiGjykataGjykata e TiranësGjyqHetimetLigjMbledhjeMjekmjekëOlsian ÇelaprocedimProcedim disiplinorprokurorProkuroriProkuroriaProkuroria e Krimeve të RëndaProkuroria e PërgjithshmePunëQeveriaraportRefuzimishqipshtatorShullaziTiranëVendimVendimi
Tjetri
Krerët e policisë rumune paditen për dhunë kundër protestuesve

Krerët e policisë rumune paditen për dhunë kundër protestuesve

media

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

06:42 | 04/06/2026
Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.