AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Mos humbisni Korrupsioni

Skeda e pasurisë së deklaruar –Andi Civici –gjyqtar i Apelit Tiranë

BIRNngaBIRN
6 years më parë
në Korrupsioni, KPK, Skeda, Vendi
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Gjyqtari i Apelit të Tiranës, Andi Civici do të përballet të hënën me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Si ka ndryshuar pasuria e tij familjare nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017.Gjyqtari Andi Civici i Gjykatës së Apelit të Tiranës do të përballet të hënën më 2 mars me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Trupa gjyqësore që po kryen procesin e vetingut për gjyqtarin Civici përbëhet nga Roland Ilia, Xhensila Pine dhe Valbona Sanxhaktari.

Andi Civici e ka filluar karrierën në sistemin gjyqësor në vitin 2003 si gjyqtar në Gjykatën e Fierit. Në vitin 2010, Civici është emëruar gjyqtar i Apelit të Vlorës, funksion të cilin e ka mbajtur deri në vitin 2016, kur u transferua në Gjykatën e Apelit Tiranë.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të gjyqtarit Andi Civici nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017. [Kliko për skedën në PDF]

Skeda e pasurisë së deklaruar nga gjyqtari i Apelit të Tiranës, Andi Civici nga viti 2003 deri ne fund te vitit 2017.

Ky raport është prodhuar nga BIRN pas administrimit të deklaratave të pasurisë së këtij subjekti nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrolli të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasurinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve që i nënshtrohen procesit të vetingut.

Në deklaratën e parë në vitin 2003, gjyqtari Civici deklaronte pasuri me vlerë 8.5 milionë lekë, ndërkohë që në fund të vitit 2017, pasuria familjare e tij është rritur me 3 herë dhe kap vlerën e 27.2 milionë lekëve.

Pjesën kryesore të aseteve e zënë pasuritë e paluajtshme me një vlerë të deklaruar prej 22.4 milionë lekësh. Gjyqtari Civici deklaron gjithashtu familjarisht 2.1 milionë lekë likuditete bankare, automjete me vlerë 2.1 milionë lekë dhe kursime në cash prej 520 mijë lekësh.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 29.1 milionë lekë. Rreth 51% e të ardhurave ka si burim pagën nga funksioni i gjyqtarit, ndërsa paga e bashkëshortes si gjyqtare zë rreth 43% e të ardhurave. Gjyqtari Civici deklaron gjithashtu rreth 4% të totalit si të ardhura nga mësimdhënia.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. Nga 14 deklarata që iu nënshtruan kontrollit aritmetik/logjik, njëra prej tyre rezultoi me probleme.

Në vitin 2004, gjyqtari Civici rezulton me burime të pamjaftueshme për të justifikuar shlyerjen e një huaje prej 1.9 milionë lekësh. Diferenca e pambuluar me të ardhurat është rreth 304 mijë lekë, pa përfshirë në këtë analizë shpenzimet familjare për konsum vjetor.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi si “flamur të kuq” vlerat e konsiderueshme të huave të marra për blerje të pasurive. Gjatë periudhës deklaruese, subjekti dhe bashkëshortja e tij deklarojnë se rreth 50% e pasurisë ka pasur si burim në momentin e krijimit huatë nga të afërmit.

Më konkretisht, në vitin 2003 vlera e huave rezulton të jetë 7 milionë lekë, ndërsa subjekti deklaron edhe 5 mijë euro në vitin 2010 dhe 42 mijë euro në vitin 2011. Huaja prej 42 mijë eurosh rezulton të jetë falur më vonë nga huadhënësi, “për shkak të lidhjes së ngushtë familjare (babai i bashkëshortes dhe moshës së huadhënësit”.

Deklarata e pasurisë së vitit 2003

Deklarata e pasurisë së vitit 2004

Deklarata e pasurisë së vitit 2005

Deklarata e pasurisë së vitit 2006

Deklarata e pasurisë së vitit 2007

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

Etiketa: AnalizëAndi CiviciBIRNblerjeEuroGjykata e Apelit TiranëGjykatëGjykatësGjyqgjyqtarGjyqtareILDKPKIKomisioni i Pavarur i KualifikimitKontrollipasuriaprokurorraportreporterreporter.alRoland IliaSHSkedaTiranëValbonaValbona SanxhaktariVlorëXhensila Pine
Tjetri
Skeda e pasurisë së deklaruar –Bernina Kondi –Gjykata Administrative e Apelit

Skeda e pasurisë së deklaruar –Bernina Kondi –Gjykata Administrative e Apelit

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.