AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Mos humbisni Korrupsioni

Fati i karrierës së gjyqtares Nure Dreni, në dorë të analizës financiare

Aleksandra BogdaningaAleksandra Bogdani
6 years më parë
në Korrupsioni, KPK, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Gjyqtarja e Gjykatës së Posaçme të Apelit, Nure Dreni në seancën dëgjimore para KPK. Foto: Malton Dibra/LSA

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ngriti pikëpyetje për pasaktësi në deklarime dhe pamjaftueshmëri financiare për të mbuluar shpenzimet për shkollimin e vajzave në Angli, por gjyqtarja Nure Dreni e Gjykatës së Posaçme të Apelit kundërshtoi analizën financiare dhe kërkoi korrigjimin e saj.  

Gjyqtarja e Gjykatës së Posaçme të Apelit, Nure Dreni në seancën dëgjimore para KPK. Foto: Malton Dibra/LSA

Gjyqtarja Nure Dreni e Gjykatës së Posaçme të Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar u paraqit të martën përballë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit me 4 dosje me dokumente dhe relatim prej 60 faqesh.

Seanca maratonë u drejtua nga Olsi Komici, me relatore Xhensila Pine dhe anëtare Suela Zhegu, ndërsa nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit ishte e pranishme Mia Roessingh Bakels.

E shortuar gati dy vjet më parë, gjyqtarja Nure Dreni ishte njohur fillimisht me mbylljen e hetimit administrativ vetëm për kriterin e pasurisë. Por pas dokumenteve dhe shpjegimeve të dorëzuara prej saj, trupa gjykuese kishte vendosur riçeljen e hetimit edhe për dy kriteret e tjera.

Relatorja Xhensila Pine deklaroi në seancën dëgjimore se Komisioni kishte evidentuar pasaktësi dhe mospërputhje në deklarimin e pasurisë nga gjyqtarja Dreni; e cila përbëhet nga një automjet i markës Citroen, një apartament prej 155 m2 në pronësinë e bashkëshortit, një investim prej 5.8 milionë lekësh në bono thesari si dhe një apartament prej 60 m2 në Golem.

Pine evidentoi gjithashtu se nuk ishte provuar fitimi i kompanisë “Dreni” sh.p.k me ortak bashkëshortin e gjyqtares- të ardhura që janë përdorur më pas si burim për blerjen e apartamentit, ndërsa shtoi se kjo pronë ishte blerë nën çmimin e referencës.

Investimi në bono thesari u diskutua gjatë në seancën dëgjimore, pasi gjyqtarja Dreni kishte shpjeguar në korrespodencën me KPK-në se bashkëshorti i saj zotëronte vetëm 2.8 milionë të vlerës së investuar, ndërsa 3 milionët e tjerë i përkisnin kunatës së tij në Kukës.

Komisioni evidentoi gjithashtu pamundësi financiare për të mbuluar shpenzimet përgjatë viteve 2011-2014, kohë e cila përkon me shkollimin e dy vajzave të gjyqtares Dreni në Mbretërinë e Bashkuar.

Për çdo konstatim mbi pasuritë, Pine e shoqëroi relatimin me frazën “subjekti ka paraqitur prova dhe shpjegime të hollësishme, të cilat do të vlerësohen para marrjes së vendimit”.

Në seancë u shpjegua gjithashtu se si rrjedhojë e provave të dorëzuara, Komisioni kishte vendosur riçeljen e hetimit pasuror lidhur me kontratën mes bashkëshortit të subjektit dhe kunatës së tij për investimin prej 5.8 milionë lekësh në bono thesari si dhe për kriterin e figurës dhe atë të aftësive profesionale.

Për kriterin e figurës, gjyqtarja Dreni u vlerësua pozitivisht nga Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar dhe më pas nga Komisioni.

Ndërsa në vlerësimin e aftësive profesionale, gjyqtares së Gjykatës së Posaçme të Apelit i kaloi barra e provës për dy vendime gjyqësore dhe iu kërkuan shpjegime mbi disa denoncime të mbërritura në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.

Sipas relatores Pine, për një çështje të shqyrtuar në vitin 2015 me relatore Nure Drenin, një gjykatë më e lartë kishte konstatuar mungesë arsyetimi në vendimin e Apelit. Ndërsa çështja e dytë gjyqësore lidhej me uljen e dënimit të një personi të dënuar për trafik narkotikësh, i dënuar me 2.8 vjet burg nga Gjykata e Apelit për Krime të Rënda.

Ndaj gjyqtares Dreni nuk kishte pasur asnjë ankesë në Inspektoriatin e KLD-së për vitet 2003-2016 si dhe asnjë kërkesë për procedim apo masë disiplinore. Ndërsa në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit ishin depozituar 10 denoncime, shumica e të cilave u rrëzuan si të pabazuara.

Mbrojtja e gjyqtares Dreni përballë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit u nda thuajse përgjysmë mes saj dhe avokatit Genci Çifligu, të cilët u ndalën për më shumë se dy orë në çdo konstatim të bërë nga Komisioni.

Avokati i gjyqtares tha se për makinën Citroen, Komisioni nuk kishte marrë parasysh kursimet e deklaruara në cash, të cilat kishin shërbyer si burim për blerjen dhe ishin zëvendësuar më pas me të ardhurat e përfituara përmes një vendimi gjyqësor.

Lidhur me apartamentin, Dreni dhe avokati i saj sqaruan se ai i ishte blerë vëllait të bashkëshortit me kontratë të rregullt, në një kohë që ai kishte qenë në vështirësi financiare dhe i nevojiteshin paratë. Dreni mohoi që çmimi i blerjes ishte i ulët, duke iu referuar pozicionit jo të mirë të apartamentit, ndërsa shtoi se edhe banorë të tjerë në pallat kishin paguar çmime të përafërta.

Gjyqtarja Dreni shtoi në seancë se kishin provuar fitimet e bashkëshortit nga kompania “Dreni” sh.p.k përmes dokumenteve nga tatimet si dhe deklaratës noteriale të ortakut të kompanisë, i cili pohonte ndarjen përgjysmë të fitimit.

Ajo sqaroi se Komisioni i referohej bilanceve dhe mbledhjes së asamblesë për ndarjen e fitimeve si mungesë dokumentacioni –mungesa të cilat i justifikoi me kohën e gjatë që ka kaluar prej mbylljes së këtij aktiviteti në vitin 1996.

Gjyqtarja kërkoi që Komisioni të merrte parasysh të ardhurat e saj dhe të bashkortit nga pagat për vitet 1988-1992, të cilat nuk ishin marrë në konsideratë për shkak të mosgjetjes së dokumenteve në Kukës.

Për të vërtetuar se ajo kishte punuar si gjyqtare, Dreni kishte dorëzuar si provë vendime gjyqësore të disponuara nga ajo.

Një vend të rëndësishëm në mbrojtje zunë kundërshtitë për analizën financiare; që sipas subjektit nuk reflektonte të ardhurat nga pagat dhe nga interesat bankare të saj dhe bashkëshortit. Dreni pretendoi gjithashtu se i ishin faturuar shpenzime shumë të larta dhe se Komisioni nuk kishte marrë parasysh dokumentet e dorëzuara prej saj për shpenzime shkollimi dhe akomodimi të vajzave në Mbretërinë e Bashkuar.

Në seancë, Dreni i kërkoi Komisionit të korrigjonte llogaritë e bëra për shpenzimet e shkollimit dhe udhëtimet e familjes, duke pohuar se kishte sjellë prova që vërtetonin deklarimet e saj.

Gjyqtarja pretendoi gjithashtu se kishte provuar me dokumente të ardhurat e kunatës së bashkëshortit dhe investimin e saj prej 3 milionë lekësh në bono thesari –veprim që sipas saj u krye për shkak të mungesës së një dege të Bankës së Shqipërisë në Kukës.

Ndërsa shtoi se kishte paraqitur si provë kontratën origjinale të porosisë të shkruar me makinë shkrimi, ajo kërkoi të mos penalizohej për mënyrën sesi noterja e kishte shënuar këtë kontratë në regjistër.

Dreni i mbrojti vendimet e saj si të drejta dhe të bazuara në ligj sa i përket kriterit të aftësive profesionale. Lidhur me çështjen e parë ndaj një të dënuari për mbajtjen e armëve në ambiente publike, Dreni tha se kishte respektuar parimin universal të dënimit me ligjin e kohës.

Për rastin e dytë të dënimit të një personi me 2.8 vjet burg, Dreni argumentoi se trupa gjykuese kishte marrë parasysh faktin se i pandehuri ishte përdorues dhe sasia e drogës ishte e vogël, 100 gram kanabis.

Gjyqtarja Dreni i konsideroi denoncimet kundër saj si të pabazuara, ndërsa dha shpjegime për një rast të aplikimit të ligjit Antimafia si dhe një çështje ku ishte miratuar kërkesa e prokurorit për pushimin e një procedimi ndaj tre zyrtarëve të kallëzuar të drejtësisë.

“U vlerësua që vendimi i prokurorit ishte i drejtë. Është thërritur edhe kallëzuesi për të dhënë dëshminë e tij në Apel. Nuk ishim në kushtet që të prishej vendimi i mosfillimit të procedimit penal,” tha Dreni.

Anëtarët e trupës gjykuese nuk i drejtuan pyetje Drenit, ndërkohë që relatorja Pine e shfrytëzoi kohën e saj për të sqaruar subjektin se analiza financiare do të reflektonte ato kërkesa që shoqëroheshin me dokumente.

Në fund të fjalës së saj, gjyqtarja Dreni vlerësoi maksimalisht procesin e vetingut për transparencën dhe komunikimin korrekt me trupën gjykuese.

“Në karrierën time si gjyqtare kam dhënë drejtësi bazuar në prova dhe në ligj,” përfundoi ajo, duke kërkuar konfirmimin në detyrë.

Vendimi për Drenin do të shpallet të premten më 6 mars, ora 9:00.

 

Etiketa: AnalizëAngliantimafiaApelArmëBono thesariBurgDibradosjeDrejtoria e Sigurimit të informacionit të KlasifikuarGenci ÇifliguGjykataGjykata e Apelit për Krime të RëndaGjykata e Posaçme e Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të OrganizuarGjykatësGjyqGjyqtarekanabisKomisioni i Pavarur i KualifikimitKPKKrimeLigjMASMbrojtjambrojtjenarkotikëNure DreniOlsi KomiciOperacioni Ndërkombëtar i MonitorimitPagatPallatParaprocedimProcedimiSeancaSHshpenzimeshqipSuela Zhegutë drejtaTrafikVendimiXhensila Pine
Tjetri
Skënder Haluci: Akuzat e KPK më keq se dënimi me vdekje

Skënder Haluci: Akuzat e KPK më keq se dënimi me vdekje

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.