![](https://www.reporter.al/wp-content/uploads/Seanca-per-blerim-Tominaj.gif)
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shpalli të martën të shkarkuar Prokurorin e Prokurorisë së Tiranës Blerim Tominaj të shkarkuar për shkak të pasurisë së pajustifikuar të përbërë nga dy lokale, dy apartamente, si dhe depozita bankare në vlerë mijëra euro.
![](https://www.reporter.al/wp-content/uploads/Seanca-per-blerim-Tominaj-533x400.gif)
Prokurori Tominaj nuk ishte i pranishëm as në seancën dëgjimore të zhvilluar më 12 qershor dhe as në shpalljen e vendimit të martën.
Tominaj u përfaqësua në seancë nga avokati Adriatik Camaj, ish-prokuror në Prokurorinë e Tiranës dhe një prej ish-kandidatëve për në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, i shkarkuar nga detyra me vendim të formës së prerë të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit më 18 shkurt 2019, pasi u identifikuan probleme për pasurinë dhe dyshime për korrupsion.
Trupa gjykuese që kreu rivlerësimin e prokurorit Blerim Tominaj përbëhet nga Genta Tafa Bungo kryesuese, Suela Zhegu relatore dhe Etleda Çiftja anëtare. Në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar ishte i pranishëm Branko Hrvatin.
Blerim Tominaj e nisi karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1993 dhe punoi për më shumë se një dekadë si prokuror në Prokurorinë e Tiranës. Në vitin 2014, ai u emërua zv.drejtues i ish-Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe vazhdoi të punonte atje deri në shkrirjen e saj, në dhjetor 2019. Aktualisht, Tominaj është komanduar si prokuror në Prokurorinë e Tiranës.
Lexo më shumë:
Pronat e prokurorit Blerim Tominaj, KPK identifikon mungesë burimesh në vlera të mëdha
Skeda e pasurisë së deklaruar –Blerim Tominaj –Prokuroria e Tiranës