Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi të martën në detyrë gjyqtaren e Gjykatës së Apelit Tiranë. Elbana Lluri.
Trupa gjyqësore e përbërë nga Valbona Sanxhaktari kryesuese, Xhensila Pine relatore dhe Roland Ilia anëtar, shpalli të martën në mëngjes vendimin për konfirmimin në detyrë të gjyqtares së Apelit Tiranë, Elbana Lluri.
Lluri u hetua për të tre kriteret e vetingut- përfshirë pasurinë, pastërtinë e figurës dhe profesionalizmin. Gjatë procesit administrativ në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar ishte e pranishme përfaqësuesja e ONM-së Maria Tuma.
Elbana Lluri përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2005 dhe u emërua gjyqtare në Gjykatën e Tiranës. Prej vitit 2016, Lluri e ushtron funksionin në Gjykatën e Apelit të Tiranës.
Paralelisht me punën si gjyqtare, Elbana Lluri është angazhuar për disa vite si pedagoge në universitetin “Luarasi”.