![](https://www.reporter.al/wp-content/uploads/Capture-Genci-Qana-.jpg)
Prokurori Genci Qana i Prokurorisë së Tiranës u përball të martën me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Si ka ndryshuar pasuria e tij familjare nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017.Prokurori Genci Qana i Prokurorisë së Tiranës u përball të martën me trupën gjyqësore të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, të përbërë nga Etleda Çiftja, Valbona Sanxhaktari dhe Xhensila Pine.
Genci Qana e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitet ’90. Ai ka punuar si prokuror i Prokurorisë së Krimeve të Rënda në vitet 2003-2007 dhe prokuror i Prokurorisë së Tiranës në vitet 2008-2020.
Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për prokurorët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar nga prokurori Genci Qana nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017.
![](https://www.reporter.al/wp-content/uploads/Genc-Qana-skeda-e-pasurise-.jpg)
Në deklarimin për herë të parë në vitin 2003, Genci Qana deklaronte pasuri familjare me vlerë 4.3 milionë lekë, ndërsa në fund të vitit 2017 pasuria familjare është 6-fishuar, duke kapur vlerën e 28.6 milionë lekëve.
Pasuria familjare përbëhet nga pasuri e paluajtshme me vlerë 24.1 milionë lekë, automjete me vlerë 2.7 milionë lekë, likujditete bankare prej 1 milion lekësh dhe kursime në cash prej 739 mijë lekësh.
Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 27.6 milionë lekë, nga të cilat 69% burojnë nga paga e Z. Qana si prokuror dhe 26% nga paga e bashkëshortes. Rreth 2.6% e të ardhurave kanë si burim qiratë dhe 1.5% dhuratat në cash.
Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 14 vite të deklarimit, asnjë prej deklaratave nuk rezultoi me probleme.
Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi si “flamur të kuq” përfitimin përmes dhurimit të një apartamenti dhe dy garazheve në vitin 2012.
Pasuritë e paluajtshme i janë dhuruar pa kusht dhe pa shpërblim bashkëshortes së subjektit nga babai i saj dhe kapin në total vlerën e 16.7 milionë lekëve.
Deklarata e pasurisë së vitit 2003
Deklarata e pasurisë së vitit 2004
Deklarata e pasurisë së vitit 2005
Deklarata e pasurisë së vitit 2006
Deklarata e pasurisë së vitit 2007
Deklarata e pasurisë së vitit 2008
Deklarata e pasurisë së vitit 2009
Deklarata e pasurisë së vitit 2010
Deklarata e pasurisë së vitit 2011
Deklarata e pasurisë së vitit 2012
Deklarata e pasurisë së vitit 2013
Deklarata e pasurisë së vitit 2014
Deklarata e pasurisë së vitit 2015
Deklarata e pasurisë së vitit 2016
Deklarata e pasurisë së vitit 2017
Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al