![](https://www.reporter.al/wp-content/uploads/Shesh-grumbullimi-i-kromit-ne-Bulqizë.jpg)
Hodhi ujërat e fabrikës së përpunimit të kromit në përrua, policia arreston administratorin e një kompanie minerare.
![](https://www.reporter.al/wp-content/uploads/Galeritë-e-nxjerres-së-kromit-në-zonën-mineral-mbajtëse-“D”-të-Minierës-së-Bulqizës.-Foto-Sami-Curri-600x400.jpg)
Administratori i një fabrike pasurimi kromit në Martanesh të Bulqizës u arrestua nga Policia e Dibrës, pasi dyshohet se ka derdhur mbetje të inerteve dhe ujërat e ndotura pas procesit të përpunimit të kromit në përroin e Batrës.
Policia njoftoi se kishte arrestuar B.L., 60 vjeç në flagrancë për veprën penale “Ndotja e ujërave”. Në njoftim policia thotë se kishte konstatuar se ujërat e ndotura dhe inertet të mbetura nga procesi i përpunimit të kromit, hidheshin nga kompania e 60-vjeçarit në përroin e Batrës në Martanesh.
Ky është rasti i parë gjatë këtij viti që një administrator i një subjekti minerar arrestohet për ndotje mjedisore.