![](https://www.reporter.al/wp-content/uploads/F35664AE-F678-4BB5-889A-D2E5DA455F59.jpeg)
Gjyqtarja e Gjykatës së Rrethit Shkodër, Ermira Dedja u shkarkua të mërkurën nga Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK.
Trupa e KPK-së e kryesuar nga Pamela Qirko, me relatore Etleda Çiftjan dhe anëtar Roland Ilian, njoftoi vendimin e shkarkimit pas seancës dëgjimore, në të cilën Dedjas iu vunë në dukje në sërë problemesh në kriterin e pasurisë dhe profesionalizmit..
Ermira Dedja e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1993 dhe punon prej gati tre dekadash si gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Shkodër.