![](https://www.reporter.al/wp-content/uploads/2023/12/Lideri-i-opozites-ish-kryeministri-Sali-Berisha-duke-valevitur-flamurin-kombetar-gjate-nje-proteste-te-opozites-ne-Bulevardin-Deshmoret-e-Kombit.-Shkurt-2023.-Foto_Nensi-Bogdani.jpg)
Viti 2023 ka qenë plot ngjarje, vizita dhe samite. Në korrik ish-Presidenti i SHBA-së Bill Klinton vizitoi Shqipërinë, në tetor në Tiranë u mbajt samitin Procesit të Berlinit dhe presidenti francez Emanuelle Macron ndaloi gjithashtu në Tiranë.
Gjatë këtij viti nuk munguan as protestat të udhëhequra nga opozita, marshimi i krenarisë i komunitetit LGBT dhe as karnevalet dhe traditat e tjera – qofshin këto pagane apo fetare.
![](https://www.reporter.al/wp-content/uploads/2023/12/Besimtare-te-krishtere-kapin-kryqin-ne-Diten-e-Ujit-te-Bekuar-ne-Portin-e-Durresit.-Janar-2023.-Foto_Nensi-Bogdani.jpg)
Paraditen e 6 janarit, Kisha Ortodokse ”Apostull Pavli dhe Shën Asti” në Durrës u mbush prej besimtarëve ortodoksë, të cilët ndoqën shërbesën e Bekimit të Madh të Ujit. 6 Janari simbolizon kremtimin e Ditës së Epifanisë/Theofanisë, ose siç njihet ndryshe edhe si Dita e Shfaqjes së Perëndisë dhe Bekimit të Ujit, e lidhur me pagëzimin e Jezusit në ujërat e lumit Jordan. Ndaj dhe tipari kryesor i festës së Epifanisë është Bekimi i Madh i Ujit. “Epifani do të thotë shfaqje e sipërme. Fillimisht ishte vetëm një festë e “shfaqjes së Perëndisë” në botë, në formë njerëzore. Festa quhet shpesh, sikurse edhe në librat e shërbesave ortodokse, Theofani, ose shfaqje e Jisuit”, citohet në deklaratën e Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë. Kjo festë kremtohet në qytete të ndryshme të Shqipërisë, si Berat, Tiranë, Fier, Korçë dhe Pogradec me hedhjen e kryqit në një hapësirë ujore si det, liqen apo lumë, ndjekur nga një grup të rinjsh të cilët notojnë për ta kapur atë.
![](https://www.reporter.al/wp-content/uploads/2023/12/Forca-policore-nderhyjne-per-te-neutralizuar-aksionin-e-protestusve-gjate-nje-proteste-opozitare-prane-Parlamentit.-Shkurt-2023.-Foto_Nensi-Bogdani.-scaled.jpg)
![](https://www.reporter.al/wp-content/uploads/2023/12/Instalacioni-Kepucet-e-Kuqe-me-8-Mars-ne-sheshin-Nene-Tereza-ne-shenje-proteste-ndaj-grave-te-vrara-nder-vite.-Mars-2023.-Foto_Nensi-Bogdani.-scaled.jpg)
Dhjetëra këpucë të kuqe u vendosën në sheshin “Nënë Tereza”, në Tiranë, si protestë dhe kujtim i të gjitha grave që kanë humbur jetën prej dhunës.
![](https://www.reporter.al/wp-content/uploads/2023/12/Fjalet-Liri-Demokraci-te-pikturuara-ne-pantallonat-e-nje-protestuesi-gjate-nje-tubimi-opozitar.-Mars-2023.-Foto_Nensi-Bogdani..jpg)
![](https://www.reporter.al/wp-content/uploads/2023/12/Flamuri-i-LGBTI-valevitet-ne-bulevardin-Deshmoret-e-Kombit-gjate-parades-PRIDE-2023.-Maj-2023.-Foto_Nensi-Bogdani-scaled.jpg)
![](https://www.reporter.al/wp-content/uploads/2023/12/KARNAV1.jpg)
Në përfundim të Pashkëve Ortodokse, përgjatë rrugicave të fshatit të Nartës dëgjohen tingujt e klarinetës dhe zërat e gëzueshëm të dhjetëra të rinjve, të cilët gjallërojnë sheshin kryesor pranë kishës Shën e Diela, përgjatë tre ditëve të karnavaleve. Karnavalet e Nartës janë një festë që e karakterizon këtë fshat ortodoks dhe nuk ngjasojnë me asnjë kremtim tjetër në vend.
![](https://www.reporter.al/wp-content/uploads/2023/12/Ish-presidenti-i-SHBA-se-Bill-Klinton-gjate-ceremonise-se-mireseardhjes-ne-viziten-e-tij-ne-Tirane.-Korrik-2023.-Foto_Nensi-Bogdani-scaled.jpg)
“E shihja Shqipërinë dhe paraqitej në çdo orë mësimi si mister i pamatë dhe i mbyllur përtej botës. Mos hyni! Pyesja veten si do të jetë aty. Kurrë nuk ma merrte mendja që do të vija si president,” – tha ish presidenti amerikan Klinton në fjalimin e tij sa emocional aq dhe diplomatik përpara personaliteteve të njohura shqiptare të cilët ishin mbledhur pasditen e sotme (3 korrik 2023) në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë për ta nderuar në vizitën e tij.
![](https://www.reporter.al/wp-content/uploads/2023/12/Nje-votuese-shkon-drejt-kutive-te-votimit-ne-zgjedhjet-lokale-te-Majit-ku-vetem-37-e-votuesve-moren-pjese-ne-rang-kombetar.-Maj-2023.-Foto_Nensi-Bogdani.jpg)
Me pjesëmarrjen më të ulët historike, Partia Socialiste realizoi fitore të mëdha në të gjithë vendin në zgjedhjet për qeverisjen vendore më 14 maj 2023, e ndihmuar nga Partia Socialdemokrate e Tom Doshit . Minimalisht 300 mijë qytetarë nuk morën pjesë në votime, duke sjellë një humbje të thellë për opozitën.
![](https://www.reporter.al/wp-content/uploads/2023/12/Peshkatare-duke-pergatitur-ushqimin-per-shpendet-e-ligatinave-ujore-ne-parkun-Divjake-Karavasta.-Janar-2023.-Foto_Nensi-Bogdani.-scaled.jpg)
![](https://www.reporter.al/wp-content/uploads/2023/12/Qindra-studente-te-UMT-protestojne-kundra-projektligjit-per-punen-e-detyruar-ne-vend-pas-studimeve.-Shtator-2023.-Foto_Nensi-Bogdani-scaled.jpg)
Protestat e studentëve të mjekësisë nisën në muajin qershort kur flitej për mundësinë e një projektligji që do i detyronte ata të punonin në Shqipëri të paktën pesë vite pas diplomimit. Projektligji më pas u miratua në Parlament më 21 Korrik 2023, pavarësisht kundërshtimit të studentëve. Në nëntor 2023, Gjykata Kushtetuese e pezulloi përkohësisht ligjin deri në shqyrtimin e çështjes në themel.
![](https://www.reporter.al/wp-content/uploads/2023/12/Nje-valltar-performon-perballe-lidereve-Europiane-pergjate-Procesit-te-Samitit-te-Berlinit-te-zhvilluar-ne-Tirane-me-16-Tetor-2023.-Tetor-2023.-Foto_Nensi-Bogdani.jpg)
Samiti i 10-të i procesit të Berlinit u mbajt në tetor në Tiranë, ku liderët e Bashkimit Europian premtuan një plan për rritjen ekonomike për zhvillimin e tregut rajonal në Ballkanin Perëndimor, por të kushtëzuar nga reformat.
![](https://www.reporter.al/wp-content/uploads/2023/12/Presidenti-francez-Emanuel-Makron-me-homologun-shqiptar-Bajram-Begaj-gjate-vizites-se-tij-te-pare-historike-ne-Tirane.-Tetor-2023.-Foto_Nensi-Bogdani.jpg)
![](https://www.reporter.al/wp-content/uploads/2023/12/Qytetare-ulen-prane-monumentit-ne-bulevardin-Deshmoret-e-Kombit-ne-pritje-te-nisjes-se-nje-proteste.-Dhjetor-2023.-Foto_Nensi-Bogdani.jpg)
![](https://www.reporter.al/wp-content/uploads/2023/12/Garda-e-Shqiperise-e-veshur-me-uniformat-kombetare-gjate-ceremonise-se-mireseardhjes-se-presidentit-francez-ne-godinen-e-Presidences.-Tetor-2023.-Foto_Nensi-Bogdani.-scaled.jpg)
![](https://www.reporter.al/wp-content/uploads/2023/12/Dy-te-moshuar-duke-matur-lartesine-e-diges-prane-Liqenit-Artificial-te-Tiranes.-Dhjetor-2023.-Foto_Nensi-Bogdani..jpg)