![](https://www.reporter.al/wp-content/uploads/2024/01/Prokurori-Dritan-Nushi-scaled.jpg)
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të mërkurën më 31 janar vendimin për konfirmimin në detyrë të prokurorit të Tiranës, Dritan Nushi. Vendimi u mor me shumicë votash nga trupa e KPK e kryesuar nga Firdes Shuli, me relator Olsi Komicin dhe anëtare Xhensila Pinen.
Gjatë seancës dëgjimore më 29 janar, Nushi u pyet dhe dha shpjegime për një apartament në pronësi të vjehrrit, pasuri për të cilën u ngritën dyshime për fshehje, si dhe për gjetjet në kriterin profesional. Nushi u shpreh se me shpjegimet dhe provat e tij vwrtetonte se nuk kishte lidhje me apartamentin e vjehrrit si dhe parashtroi qëndrimin e tij për gjetjet në aspektin profesional. Ai mori vlerësim pozitiv për pastërtinë e figurës.
Dritan Nushi e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2002 si prokuror në Prokurorinë e Tiranës. Ai është transferuar në Prokurorinë e Kavajës për vitet 2007-2013. Në vijim është rikthyer në Prokurorinë e Tiranës ku dhe e ushtron aktualisht funksionin.