![](https://www.reporter.al/wp-content/uploads/Mbledhja-e-KAS.jpg)
Pas Partisë Socialiste që ishte kundër gjobës prej 60 mijë Lekë të rinj, edhe Partia për Ardhmërinë Shqiptare nuk e pranon të njëjtën masë administrative.
Në adresën e KQZ kishte shkuar një ankesë që vuri në lëvizje këtë institucion, ku nga PASH nuk pranohet masa prej 60 mijë Lekësh të rinj.
Këtë të premte në KQZ u hodh shorti për caktimin e relatoritë këtij ankimi në Komisionin për Ankesat dhe Sanksionet.
Pas hedhjes së shortit, në mungesë të të gjithë anëtarëve të KAS, Koli Bele u caktuar relator për këtë çështje, ku i takon këtij anëtari të KAS të vendosë dhe datën e mbajtjes së seancës që do të debatohet provat mes përfaqësuesve të Partisë për Ardhmërinë Shqiptare dhe zyrtarëve të KQZ.
PASH ishte mes qindra subjekteve politike për të cilat KQZ ka konstatuar parregullsi financiare për vitin 2022. PASH drejtohet nga avokati Emin Subashi.