Gjyqtarja Sonjela Voskopi e Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë do të përballet të mërkurën më 28 maj me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i saj i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Firdes Shuli, Valbona Sanxhaktari, Olsi Komici.
Voskopi ka një karrierë të gjatë në gjykatë e rrethit gjyqësor Korçë duke filluar që nga viti 2007.
Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë familjare të gjyqtares Sonjela Voskopi nga viti 2007 deri në fund të vitit 2019. [kliko këtu pë skedën në PDF]
Në deklarimin për herë të parë në vitin 2007, gjyqtarja Sonjela Voskopi zotëronte pasuri me vlerë 120 mijë lekë, ndërsa në fund të vitit 2019, pasuria e saj familjare kap vlerën e 9.6 milionë lekëve.
Ajo zotëron familjarisht pasuri të paluajtshme me vlerë 2.6 milionë lekë, kursime në cash 1.4 milionë lekë, pasuri të luajtshme me vlerë 250 mijë lekë dhe likuiditete bankare me vlerë 5.4 milionë lekë.
Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 22.6 milionë lekë, nga të cilat 59.1% kanë si burim pagën e subjektit, 20.4% pagat e familjarëve, si te ardhura nga biznesi dhe dhurata në cash.
Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq' që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 13 vite, nuk u konstatuan probleme.
Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi një “flamur të kuq”. Në deklarimin Periodik/Vjetor 2008, subjekti deklaron pasurinë në emër të prindërve të krijuar ndër vite. Vlera e kësaj pasurie në total është 6,95 milionë lekë.
Deklarata e pasurisë përpara fillimit të detyrës.
Deklarata e pasurisë së vitit 2007
Deklarata e pasurisë së vitit 2008
Deklarata e pasurisë së vitit 2009
Deklarata e pasurisë së vitit 2010
Deklarata e pasurisë së vitit 2011
Deklarata e pasurisë së vitit 2012
Deklarata e pasurisë së vitit 2013
Deklarata e pasurisë së vitit 2014
Deklarata e pasurisë së vitit 2015
Deklarata e pasurisë së vitit 2016
Deklarata e pasurisë së vitit 2017
Deklarata e pasurisë së vitit 2018
Deklarata e pasurisë së vitit 2019
Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al