Fragmente të asaj që konsiderohet si dorëshkrimet më të vjetra të botës nga Kurani u zbuluan në Universitetin e Birmingamit në Britaninë e Madhe. Fragmentet janë ndoshta së paku 1,370 vjet të vjetra dhe gjenden shumë pranë fillesave të Islamit. Ndoshta autori i fragmentit qe një nga shokët e profetit Muhamed.
Sipas New York Times, manuskriptet tërhoqën fillimisht vëmendjen e një studenti doktorature, i cili dalloi një kaligrafi shumë të veçantë dhe vendosi t’i dërgojë ato për analizë në Universitetin e Oksfordit. Analizat e Radiokarbon treguan se manuskripti ka gjasa të jetë shkruar diku mes viteve 568 dhe 645 dhe besueshmëria e datimit me karbon rezultoi 94 për qind.
Dokumenti qe pjesë e një koleksioni të krijuar në fillim të shekullit të 20 nga Alphonse Mingana, një teolog dhe historian që i grumbulloi ato në Lindjen e Mesme.
Fragmentet e Kuranit i përkasin sureve 18 dhe 20 dhe nga krahasimi me Kuranin e sotëm rezultuan me ngjashmëri shumë të madhe.