Kolegji i Posaçëm i Apelimit | Foto : B. Likmeta
Korrupsioni KP Lajme Vendi

Apelohet në Kolegj pushimi i vetingut për një ish-inspektor

Komisioneri Darjel Sina vlerëson se Komisioni e ka marrë vendimin pa identifikuar rrethanat ligjore dhe faktet mbi të cilat ka ndëprerë procesin e rivlerësimit për ish-inspektorin e KLD-së, Pirro Samara.

Kolegji i Posaçëm i Apelimit | Foto : B. Likmeta

Komisioneri Publik, Darjel Sina ankimoi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK të datës 6 mars për përfundimin e procesit të rivlerësimit për ish-inspektorin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Piro Samara.

Në vendimin e trupës së KPK, të kryesuar nga Pamela Qirko, me relator Lulzim Hamitaj dhe anëtare Etleda Çiftja vihet në dukje se bazuar në vendimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor të 22 tetorit 2019, ish-inspektori Piro Samara nuk e gëzonte statusin e magjistratit dhe për këtë arsye procesi duhej të pushohej.

Sina çmon se vendimi i KPK për Samarën është marrë në zbatim të gabuar të dispozitave kushtetuese dhe ligjit të aplikueshëm. Komisioneri Publik shton më tej se procesi nuk duhet të pushohej, pa një vullnet të shprehur nga ana e subjektit.

Sina e konsideron të paqartë shkakun përcaktues të pushimit të procedurës nga ana e Komisionit dhe se nuk referohen fakte apo prova mbi të cilat është marrë vendimi.

“Konstatojmë se Komisioni i referohet dispozitave ligjore për arritjen e moshës së daljes në pension, por ky fakt nuk rezulton i provuar. Sipas kërkesës të z. Samara, …drejtuar ndër të tjera edhe Komisionit, subjekti deklaron se është i datëlindjes 1969, pra 51 vjeç,” vlerëson Sina.

Komisioneri Publik shprehet se KPK nuk ka identifikuar dhe vlerësuar drejt faktet dhe rrethanat ligjore mbi të cilat ka ndërprerë procesin e rivlerësimit të Samarës. Në fund të ankimit, Sina i kërkon Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, KPA që të ndryshojë vendimin nr. 249, datë 6 mars 2020, të KPK për përfundimin e procesit të rivlerësimit të Samarës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *